Sport
Sonte, Gjergjaj kryqëzon dorezat me boshnjakun Hasiq
Mbrëmë në orën 20,00 u bë matja e dy boksierëve: Arnold COBRA Gjergjaj dhe Jasmin Hasiq nga Bosnja, të cilët sonte në mbrëmje do të luftojnë për përmirësimin e statusit në renditje
Pas humbjes së fundit të boksierit shqiptar A.COBRA,Gjergjaj , (në Londër nga Key), ai do të boksojë me boksierin e radhës nga Bosnja Jasmin Hasic, i cili duel gjithsesi ka rëndësinë e vet, pasi fitorja do të përmirësoj renditjen në tabelë. Pikërisht ky është edhe synimi i boksierit shqiptar, që në të ardhmen e afërt të arrijë tituj, të cilët ai i ka ëndërruar gjithmonë.
Natyrisht se si për çdo sportist edhe në boks në rrugën e karrierës ka ngritje dhe rënie, shprehet vëllai i boksierit, Antoni, i cili tregon se e gjithë përgatitja për duelin e 17 dhjetorit është bërë në nivel të lartë.
Ndërkaq boksieri duket mjaft optimist te ai vërehet një ego kërkuese e veçantë.
Padyshim se dueli i nesërm nuk është për titull të veçantë, por ka rëndësi për përmirësimin e pozitës që në afate të shkurtra kohore të boksojë edhe për titullin e radhës, gjë të cilën e synon boksieri ArnoldCOBRA Gjergjaj.
Ndeshja mbahet në sallën Kaserne Basel, Klybeckstrasse 1b, 4057 Basel, me fillim në orën 20.00
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












