Sport
Gashi nuk largohet nga Colorado
Emri i Gashit ndodhet në listën e të paprekshmëve dhe sulmuesi shqiptar pritet që edhe sezonin e ardhshëm të luajë në Colorado Rapids
Sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi ka shkëlqyer me Colorado Rapids, duke u kualifikuar deri në finale të Konferencën së Perëndimit. Ai ishte njëri nga futbollistët kryesor të skuadrës amerikane dhe për këtë arsye, po shihet si i pashitshëm, shkruan albinfo.ch.
Skuadra e Colorados, emrin e Gashit e futur në mesin e lojtarëve që nuk do të largohen nga skuadra. Kështu Gashi, i cili kaloi nga Baseli, është shndërruar në futbollistin kryesor të Colorados dhe skuadra amerikane po e shpërblen.
Kujtojmë që sulmuesi shqiptar është njëri nga futbollistët më të paguar në Amerikë.
Ndërkohë, Shkëlzen Gashi ka shfrytëzuar pushimin e kampionatit amerikan të futbollit, MLS, për t’u kthyer në Evropë dhe aktualisht gjendet në Kosovë, ku po viziton familjarët e tij. Lojtari i Kombëtares shqiptare ka postuar një foto përballë monumentit “NEWBORN” në Prishtinë, duke treguar për këtë vizitë të tij në kryeqytetin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










