Sport
I zgjedhuri i Lira Bajramajt luan po ashtu futboll
Ai është Enis Alushi, futbollist profesionist i ekipit SC Paterborn që bën gara në bundesligën e dytë gjermane
Fatmire Bajramaj „Lira“ duket se e ka tashmë të zgjedhurin e saj. Ai është Enis Alushi, futbollist profesionist i ekipit SC Paterborn që bën gara në bundesligën e dytë gjermane, shkruan gazeta gjermane Bild. Enisi është 25 vjeç dhe ashtu sikurse Lira, edhe ai vjen nga Kosova.
Enis Alushi
“Vendin si titullare në përfaqësuesen gjermane aktualisht nuk e ka të sigurt por, prandaj Lira më në fund e ka shoqëruesin e qëndrueshëm që i rri pranë”, konstaton tabloidi gjerman.
Enisi, përveç prejardhjes, me Lirën e ka të përbashkët edhe këshilltarin, shkruan më tutje gazeta. Në muajin prill, kur Bajramaj ishte ende e lirë, i kishte deklaruar gazetës Bild se burri i ëndrrave të saj duhet të jetë dikush me të cilin ajo mund të bisedojë, të ketë sjellje të mirë dhe “të qëndrojë me të dyja këmbët mbi tokë. Ai duhet të kuptojë se unë duhet të kaloj shumë kohë larg shtëpisë”. Dhe kush mund ta kuptonte më mirë se dikush që ka profesionin njëjtë? Kjo, me gjithë faktin se, siç kishte thënë atëbotë, ajo nuk mund të paramendonte që të jetë bashkë me një futbollist profesionist… Enis Alushi nuk kishte qenë aty në hapjen e Kampionatit Botëror të futbollit që po mbahet në Gjermani. Ishte i zënë me ushtrime për skuadrën e tij. Por ai, se bashku me vëllezërit Flakronin dhe Fatosin kishte qëndruar në tribunat e stadiumit gjatë ndeshjeve provuese të Lirës për Kampionatin Botëror.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










