Sport
Cana fillon zejen e trajnerit
Cana, pas një karrierë të pasur si futbollist, duke luajtur në skuadra të mëdha si Marseille, PSG, Galatasaray, Lazio e Nantes, tashmë mendon të bëhet trajner
Ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë, i cili mban rekordin për ndeshjet me kuqezinjtë, Lorik Cana ka filluar zejen e trajnerit. Cana ka marrë diplomën e “UEFA B” pasi kreu me sukses kursin e organizuar nga Sektori i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, shkruan albinfo.ch.
Kështu Cana pas një karrierë të pasur si futbollist, duke luajtur në skuadra të mëdha si Marseille, PSG, Galatasaray, Lazio e Nantes, tashmë mendon të bëhet trajner.
Diplomat u shpërndanë në një ceremoni të organizuar në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Në këtë kurs, i 22-ti, morën pjesë trajnerët e grupmoshave dhe ata të futbollit amator.
Ndërkohë, aktualisht është duke u zhvilluar kursi “UEFA PRO”, që vazhdon gjithë vitin. Gjithashtu FSHF-ja bën të ditur se do të organizohet edhe kursi “UEFA A” për trajnerë portierësh dhe për drejtor sportiv. Ky kurs do të zhvillohet në javën e parë të çdo muaji për pesë muajt e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










