Lajme
Kosova ka 1600 të burgosur
Në Kosovë janë rreth 1600 të burgosur të dënuar për vepra të ndryshme penale, apo marrë në përqindje, rreth 1 për qind e popullit rezidente të vendit
Nëpër qendrat korrektuese të Kosovës janë 1600 të burgosur ose rreth 1 për qind e popullsisë rezidente. Kështu ka deklaruar ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, i cili gjithashtu ka hedhur poshtë mundësinë se imamët e dënuar për terrorizëm po shpërndajnë ide radikale brenda burgjeve.
Ai për gazetën “Zëri” ka thënë se të dënuarit për terrorizëm janë të disiplinuar dhe po mbahen nën vëzhgim nga shërbimi i korrektimit.
“Deri më tani, nëpër burgjet e Kosovës nuk është vërejtur asnjë shenjë e përhapjes së radikalizmit nga imamët dhe të burgosurit e tjerë që kanë pasur lidhje me grupet ekstremiste islamike”, deklaroi Zogaj duke hedhur poshtë dyshimet e përfaqësuesve institucionalë dhe ekspertëve të sigurisë për përhapjen e radikalizmit nëpër burgje.
Ai tha se në Kosovë janë rreth 1600 të burgosur të dënuar për vepra të ndryshme penale, apo marrë në përqindje me popullsinë rezidente i bie se rreth 1 për qind e popullit është brenda grilave. Krahasuar me vendet e rajonit, Kosova sipas tij, ka më pak të burgosur për kokë banori sesa shtetet fqinje.
Ai ka folur edhe për kushtet të cilat janë në burgjet e Kosovës, vështirësitë më të cilat ballafaqohet Shërbimi Korrektues e po ashtu edhe për sigurinë në burgjet e Kosovës, përfshirë edhe kontrabandën…ndërsa tha se sa i përket marrëveshjes për ekstradimin e të burgosurve kosovarë nga Zvicra në Kosovës, ai tha i përket Ministrisë së Drejtësisë të marrë vendim.
Ndryshe në Kosovë janë 10 qendra korrektues, prej tyre 6 janë qendra të paraburgimit, në të cilën janë të vendosur të paraburgosurit me urdhër të Gjykatës dhe 3 qendra korrektuese. Gjithashtu Kosova ka edhe burgu e sigurisë së lartë në Gërdovc në të cilin janë të sistemuar të burgosurit të cilët janë me dënime të gjata mbi 15 vjet si dhe të burgosurit nga diaspora të cilët mund të kthehen dhe kjo ndodh me marrëveshje ministrore.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











