Sport
Historia e familjes Xhaka, vëllezërit ndeshen sërish
Historia e familjes Xhaka, vëllezërit ndeshen sërish Prindërit e tyre, Elmazja dhe Ragipi, mbërritën në Londër të dielën. Taulanti thotë se ata e përkrahin Baselin me zemër, por që do lumturoheshin edhe nëse Arsenali i Granitit do të mbizotërojë në lojë Dita e mërkurë është shumë e veçantë për familjen Xhaka.
Dy vëllezërit Granit dhe Taulant Xhaka do të ndeshen përsëri, kësaj radhe në Ligën e Kampionëve me skuadrat e tyre. Por, kjo ditë është e veçantë më shumë për Granitin, i cili do të mbush 24 vjet.
Familja dhe miqtë e tij janë në Londër, shkruan e përditshmja ‘The Telegraph”. Vëllai i tij i madh dhe shoku më i mirë, Taulanti, nuk do të jetë në Londër për të festuar këtë ditëlindje dhe ka mundësi që dy vëllezërit të mos e telefonojnë njëri-tjetrin, për shkak se Taulanti dhe Graniti do të jenë të ndarë në dy taborre para takimit të rëndësishëm të Ligës së Kampionëve për klubet e tyre.
“Ne luanim futboll së bashku pas shkollës me shokët tanë, derisa terrohej. Graniti ishte sulmues në moshë të re; ai shënonte shumë gola. Unë luaj në një rol më defenziv se ai i Granitit, dhe mund të mësoj nga ai pasimet nga distanca të largëta, e cila është një fuqi e tij”, thotë Taulanti në një intervistë me gazetën britanike “The Telegraph”.
Xhaka më tej rrëfen përballjen ndaj vëllait të tij të vogël në Kampionatin Evropian që u zhvillua në Francë këtë vit. “Isha paksa i frikësuar, unë nuk doja ta lëndoja atë. Mirëpo në rrjedhojë të lojës ju vetëm qetësoheni dhe përqendroheni tek loja”, rrëfen mesfushori i Baselit, përcjell albinfo.ch.
Prindërit e tyre, Elmazja dhe Ragipi, mbërritën në Londër të dielën. Taulanti thotë se ata e përkrahin Baselin me zemër, por që do lumturoheshin edhe nëse Arsenali i Granitit do të mbizotërojë në lojë.
Ragipi dhe Elmaze kanë jetuar më parë në Prishtinë, në një kohë kur tensionet etnike midis serbëve dhe shqiptarëve në Jugosllavinë e viteve 90’ po bëheshin gjithnjë e më serioze. Ragipi kishte kaluar tre vjet e gjysmë në burg, pasi herë pas here kishte marrë pjesë në demonstratat kundër regjimit komunist të kohës. Kur ai u lëshua nga burgu, u nisë me familjen e tij me një autobus dhe udhëtuan përmes Kroacisë, Sllovenisë dhe Italisë veriore përpara se të vendoseshin në Basel, ku kishin lindur Taulanti dhe Graniti.
Taulanti thotë se i ka munguar prezenca e vëllait të tij, që prej se u transferua tek Arsenali. “Ne flasim shpeshherë në telefon, por një ditë përpara ndeshje nganjëherë ndoshta jo sepse duhet të përqendrohemi tek ndeshjet tona”, thotë 25-vjeçari që përfaqëson Shqipërinë. Taluanti shpreson që ta takojë vëllain e tij pas ndeshjes, duke thënë se një fitore e Baselit do ta bënte më të lehtë një gjë të tillë. “Pas ndeshjes shpresoj që të takohemi me Granitin. Më duhet ta pyes trajnerin, por me shpresë që do të fitojmë ndeshjen dhe ai të jetë në disponim të mirë”, shprehet Taulanti.
I pyetur nga “The Telegraph” rreth situatës aktuale të Granitit tek Arsenali, Taulant Xhaka shprehet i sigurt se vëllai i tij do të fitojë besimin e trajnerit francez të Arsenalit, Arsene Wenger, pavarësisht konkurrencës së madhe në skuadrën e “Topçinjve”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













