Sport
Thomas Strakosha debuton në Serie A
Portieri shqiptar, Thomas Strakosha ka debutuar në Serie A me Lazion në ndeshjen ndaj Milanit. Thomas është djali i legjendës shqiptare, Foto Strakosha

Ndeshja e mesjavës e vlefshme për kampionatin italian Serie A në mes Milanit dhe Lazios në “San Siro” ka nisur me një befasi në formacionin e mysafirëve. Në portë, titullar në këtë takim ka zbritur Thomas Strakosha, portieri 21-vjeçar shqiptar, i cili pritet të ndjekë gjurmët e të atit Foto Strakosha, shkruan albinfo.ch.
Me Etrit Berishën të huazuar tek Atalanta vetëm ditën e fundit të afatit kalimtar veror nga ekipi lacial, drejtor sportiv i të cilit është Igli Tare, si dhe me dëmtimin në pulpë që e shqetëson portierin titullar italian, Federico Marchetti, trajneri i Lazios vendosi kështu t’ia besojë portën të riut shqiptar.
Strakosha ka luajtur vetëm dhjetë ndeshje në Serie B me ekipin e Salernitana-s, por duke qenë se presidenti i Lazios, Claudio Lotito, shumë prej të rinjve i kalon në këtë ekip për të fituar eksperiencë, ndërsa për Strakoshën duket se erdhi radha për të shfaqur veten në një provë jo të lehtë në “San Siro”, përballë kuqezinjve të Milanit të drejtuar nga Montella.
Ndeshja përfundoi me fitoren e Milanit 2:0, ku një herë shënoi Carlos Bacca dhe një herë Niang nga penalltia.
Ndërkohë, drejtori teknik i Lazios, Igli Tare, ka thënë se Strakosha e ka merituar të jetë titullar. “Marchetti ka pësuar një lëndim në pulpë. Të debutosh në ‘San Siro’ është diçka që nuk ndodh shpesh në jetë, por Strakosha vitet e fundit është rritur shumë dhe sot e ka merituar këtë mundësi”, u shpreh Tare për mediat italiane.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor