Fun
Top 9 qytetet më të shtrenjta në botë
Çdo vit “Economist Intelligence Unit” ka publikuar listën e qyteteve më të shtrenjta për të jetuar në botë. Vitin e kaluar në renditjen e listës shihen ndryshime serioze, por në përgjithësi vendet e para përsëri pushtuan qytetet e zakonshme.
Top 9 qytetet më të shtrenjta në botë, të publikuara nga “Business Insider”.
9. Seoul, Republika e Koresë
Kryeqyteti i Koresë së Jugut është ngjitur lart me çmime të rrobave dhe faturat e mëdha të shërbimeve në qytet. Sipas EIU, standardi jetësor në Seul aktualisht është në nivelin e Kopenhagës dhe Los Angeles-it.
8. Copenhagen, Danimarkë
Kopenhaga figuron e teta në listë.
7. New York, SHBA
Raporti i EIU thotë se dollari më i shtrenjtë dhe inflacioni lokal bëjnë që jeta në Nju-Jork të jetë relativisht më e shtrenjtë se në qytetet e tjera.” Për shembull, çmimi mesatar për një kilogram bukë në “Big Apple” është 8.28 dollarë, dy herë më shumë se çmimi në qytetet e tjera.
6. Londra, Britani e Madhe
Londra ka vonesa të dukshme në aspektin e pagave dhe në kushte gjithnjë në rritje të çmimeve të pronave dhe inflacionit. Çmimi mesatar i pronave në kryeqytetin anglez është shumë më lart 500.000 paund, ndërsa paga mesatare vjetore është rreth 30,000 paund.
5. Paris, Francë
EIU vë në dukje se për shkak të besimit të ulët në euro, kryeqyteti francez është vetëm qyteti i Eurozonës në top 10 qytetet më të shtrenjta. Pavarësisht monedhës më të dobët, Parisi mbetet jashtëzakonisht i shtrenjtë për të jetuar dhe produktet e vetme që janë shitur me çmime të arsyeshme janë alkooli dhe cigaret, thuhet në vlerësimin e EIU-s.
4. Gjenevë, Zvicër
Praktikisht çdo gjë është e shtrenjtë në Gjenevë, madje edhe zbavitja, gjen raporti EIU.
3. Hong-Kongu
Hong-Kongu u ngjit shtatë vende në listë, në saje të çmimeve shumë të larta të pasurive të patundshme dhe kostos në rritje të jetesës.
2. Cyrih, Zvicër
Sipas EIU, Cyrihu figuron në vendin e dytë kryesisht për shkak të lidhjes së frangut zviceran me euron si dhe “nivelet e të ardhurave dhe çmimet më të larta”.
1. Singapori
Ishulli në Azinë Juglindore mbajti vendin e parë në renditje për të tretin vit radhazi. Megjithatë, raporti i EIU-s vë në dukje që avantazhi i Singaporit para qyteteve, si Nju Jorku dhe Hong Kongu, pothuajse është shuar.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










