Lajme
Zvicër: Iniciativë që synon të ulë konsumin e mishit
Një iniciativë që synon ndryshimin e mënyrës së ushqyerjes në Zvicër do të hidhet në votim më 27 shtator. Nisma “Për ushqim të sigurt” propozon më shumë prodhim dhe konsum të ushqimeve me bazë bimore, ndërsa sektori bujqësor e kundërshton, duke e cilësuar si një “diktat vegan”.
Konsumi i mishit dhe produkteve të qumështit mbetet i lartë në Zvicër. Sipas të dhënave të cituara nga RTS, një banor konsumon mesatarisht mbi 20 kilogramë djathë në vit dhe afro një kilogram mish në javë.
Sociologia Marlyne Sahakian nga Universiteti i Gjenevës thotë se ndryshimi i këtyre zakoneve nuk është i lehtë, pasi ushqimi lidhet edhe me traditat familjare dhe normat kulturore.
Ajo thekson se qytetarët kanë nevojë për më shumë mbështetje praktike për të mësuar mënyra të reja gatimi dhe për të përfshirë më shumë produkte bimore në dietën e tyre.
Një eksperiment i zhvilluar në Gjenevë në vitin 2021, ku rreth 50 familje reduktuan konsumin e mishit dhe rritën atë të perimeve për një muaj, tregoi se familjet me katër anëtarë mund të kursenin 60 deri në 100 franga në javë.
Iniciativa synon të ndryshojë jo vetëm zakonet e konsumatorëve, por edhe sistemin agro-ushqimor të Zvicrës, duke nxitur një prodhim më të orientuar drejt ushqimeve me bazë bimore.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












