Sport
Transferimet e shqiptarëve në Evropë
Granit Xhaka, Shkodran Mustafi, Blerim Xhemaili, Etrit Berisha, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti ... janë më të njohurit ndër shqiptarët e transferuar
Afati kalimtar i futbollit ka përfunduar të mërkurën në orën 24:00. Ky afat kalimtar ka qenë mjaft i ‘nxehtë’ me skuadrat e mëdha të Evropës nuk kanë ngurruar të shpenzojnë shuma të mëdha parash. Premierliga ka bërë transferimet më të mëdha, derisa as italianët nuk mbetën prapa. Por, transferime bombastike kishte edhe të shqiptarëve. Albinfo.ch ju sjell transferimet më të rëndësishme të futbollistëve shqiptarë në Evropë.
Granit Xhaka është ndër mesfushorët më të mirë në Evropë. Futbollisti shqiptar u transferua nga Borussia Moenchengladbach në Arsenal për 45 milionë euro, duke thyer rekordin e futbollit zviceran. Xhaka është ndër transferimet më bombastike edhe në Evropë.
Në Arsenal u transferua edhe Shkodran Mustafi për rreth 35 milionë euro nga Valencia. Ky është hapi më i madh për skuadra në karrierën e Mustafit, derisa luan për Gjermaninë.
Blerim Xhemaili do të luajë në elitën e futbollit italian edhe këtë vit, pasi ka nënshkruar me Bolognan. Ai edicionin e luajti si i huazuar në Genoa nga Galatasaray.
Etrit Berisha në ditën e fundit të afatit kalimtar është zyrtarizuar në Atalanta. Ai ka kaluar në formë huazimi. Berisha u largua pasi nuk kishte hapësira në Lazio.
Arlind Ajeti gjithashtu bëri një hap të madh, duke u transferuar në Torino. Ai edicionin e kaluar me sukses u paraqit në Pescara.
Ndërkohë, Berat Gjimshiti pas një aventure të shkurt në Atalanta, u largua në Avellino që garon në Serie B.
Në Serie B do të vazhdojë të luajë edhe Migjen Basha. Ai edicionin e kaluar luajti në Como, kurse këtë edicion do të paraqitet në Bari.
Sulmuesi i talentuar Albian Ajeti, vëllai i vogël i mbrojtësit të kombëtares, Arlind Ajetit, ka ndryshuar skuadër në mënyrë që të kishte më shumë hapësira aktivizimi. Ai nga Augsburgu u huazua në St. Gallen.
Mesfushori Herolind Shala kaloi si huazim në Kasimpasa në Turqi, madje debutoi me gol. Shala do të jetë së bashku me Loret Sadikun, mbrojtës i Kosovës.
Bersant Celina është huazuar në Twente nga Manchester City, kurse Sinan Bytyqi në Go Ahead Eagles.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”
















