Sport
Cancellara i sjell Zvicrës Medaljen e parë të artë olimpike
Sportisti i cili e fitoi këtë medalje është çiklisti Fabian Cancellara. 35-vjeçari ka fituar për herë të dytë garën me kronometër në çiklizëm
Edhe Zvicra më në fund e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Më parë kishte fituar një medalje bronzi, shkruan albinfo.ch.
Sportisti i cili e fitoi këtë medalje është çiklisti Fabian Cancellara. 35-vjeçari ka fituar për herë të dytë garën me kronometër në çiklizëm.
Cancellara, që merr pjesë për herë të fundit në një aktivitet të tillë, ka mundur holandezin Tom Dumoulin dhe fituesin e Turit të Francës, britanikun Chris Froome, në përfundim të garës së shpejtësisë prej 54,5 kilometra të zhvilluar në Rio.
Tashmë Zvicra kalon edhe Kosovën në zonën e medaljeve, pasi Majlinda Kelmendi kishte fituar medaljen e artë në xhudo në kategorinë deri në 52 kg. Kjo ishte medalja e parë e artë e Kosovës në pjesëmarrjen e parë në një Olimpiadë. Suksesi i Cancellaras është komentuar edhe në mediat zvicerane që e kanë përgëzuar për një sukses të tillë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











