Sport
Ethet e finales
E veçantë e kësaj ndeshje është edhe fakti se Shqipëria kishte arritur që t’i mposhte si Portugalinë, ashtu edhe Francën
Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kampionatit Evropian, ku do të ndeshen Franca dhe Portugalia. Takimi fillon nga ora 21:00 në “Stade de France” të Parisit, shkruan albinfo.ch.
Franca dy herë fituese e këtij trofeu është dukshëm e favorizuar ndaj finalistëve të vitit 2004 pasi ka në anën e saj publikun, por luzitanët shpresojnë që shpirti i sakrificës që kanë treguar në këtë rrugëtim të suksesshëm, t’i drejtojë te trofeu i parë në histori.
Portugalia i ka humbur 10 ndeshjet e fundit kundër Francës, por rikthimi i Cristiano Ronaldos në nivelet më të larta, është një sinjal alarmi për blutë. Triumfi ndaj Uellsit ishte testi final i luzitanëve që treguan edhe një herë se grupi që kanë në dispozicion është konsoliduar plotësisht. Asnjë nga trajnerët nuk ka probleme me dëmtimet apo pezullimet. Kjo do të jetë ndeshja e katërt në një eveniment madhor mes dy skuadrave.
Në 13 ndeshjet e fundit, skuadra e Santos nuk njeh humbje, ndërsa Franca vjen më komode në këtë finale pas një faze grupesh relativisht të lehtë dhe dy ndeshje të lehta në letër ndaj Irlandës e Islandës që pasuan superduelin me Gjermaninë ku blutë u dhanë një shuplakë djemve të Low.
Si Portugalia ashtu edhe Franca ishin pjesë e grupit eliminator të Shqipërisë me përjashtimin e faktit se “gjelat” zhvilluan ndeshje miqësore. Me 13 gola në 6 ndeshje, Franca është edhe ekipi më shumë produktiv në këtë evropian dhe Griezmann do të kërkojë që këtë finale ndaj Cristiano Ronaldos ta fitojë pasi zhgënjimi që i dhuroi portugezi në Ligën e Kampionëve ishte i madh.
Cristiano Ronaldo nuk i trembet Francës. Ylli i Realit të Madrid duket shumë optimist në prag të finales së Kampionatit Evropian. “Personalisht mendoj se Francën e bën favorite fakti që ata luajnë në shtëpinë e tyre dhe sigurisht që e gjithë Franca do të bëjë tifo për ta, por pavarësisht kësaj jam i mendimit se në një finale gjithçka mund të ndodhë. Që nga fillimi i këtij turneu asnjë skuadër nuk ka arritur të na mundë, shpresoj që e njëjta gjë t’i ndodhë edhe ekipit të Dechamps. E ëndërroja sërish të luaja në një finale. Në 2004 ishim shumë pranë, por nuk ia dolëm dot. Kësaj here nuk besoj se do të ndodhë e njëjta gjë. Unë dhe shokët e mi të skuadrës besojmë se do t’ia dalim. I kemi të gjitha kapacitetet për ta mundur Francën”, theksoi Ronaldo.
Antoine Griezmann insiston se ai është ende larg që ta arrijë legjendarin Michel Platini. Vetëm tri gola e ndajnë Griezmannin nga Michel Platini në garat evropiane dhe lojtari thotë se ai përkundër këtij krahasimi thotë se është larg. “Penalltia ishte më e vështirë se ajo që e humba në Ligën e Kampionëve. Fatmirësisht ishte penallti që shkoi më mirë. Jam ende larg Platinis. Rezultati është shpërblim i punës së madhe të stafit të trajnerëve dhe mjekëve, e shumë të tjerëve që nuk luajnë”, u shpreh Griezmann.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













