Sport
Shumë futbollistë të Evropianit duan të luajnë për Kosovën
“Pa emra. Po, ka futbollistë që ishin në ‘Euro 2016’ dhe kanë shprehur dëshirën për të luajtur për Kosovën. Jemi në pritje të një përgjigjeje nga FIFA dhe pas përgjigjes do të flasim me emra”, ka thënë Bunjaki
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, ka deklaruar se ka futbollistë shqiptarë që ishin në “Euro 2016” me kombëtare tjera, që kanë shprehur dëshirën për të luajtur një ditë për Kosovën, shkruan albinfo.ch.
Kosova, që është pranuar në FIFA dhe UEFA dhe po bëhet gati për kualifikimet për Botërorin 2018 që nisin në muajin shtator, është në pritje të një përgjigje nga FIFA se a ka të drejtë të marrë futbollistë që kanë luajtur për kombëtare tjera në ndeshje zyrtare.
“Pa emra. Po, ka futbollistë që ishin në ‘Euro 2016’ dhe kanë shprehur dëshirën për të luajtur për Kosovën. Jemi në pritje të një përgjigjeje nga FIFA dhe pas përgjigjes do të flasim me emra”, ka thënë Bunjaki.
Ai ka deklaruar se Kosova do ta ketë vështirë në Grupin I ndaj Islandës, Finlandës, Ukrainës, Turqisë dhe Kroacisë, por mendon se edhe mund të bëjë befasi.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













