Sport
Shkolla e boksit e “Tajsonit shqiptar”
Shumë fëmijë e të rinj, (rreth 150 sish) mësojnë artin e sporteve luftarake në shkollën vëllezerve Seferi. Përgjegjësia mbi kampionin Seferi është e madhe dhe ai e ndjen këtë
Dihet që sportet luftarake janë mjaft të popullarizuara në mesin e të rinjve shqiptarë që jetojnë në Zvicër. Ekzistojnë dhjetëra akademi shkollore në kik-boks e karate që udhëhiqen nga kampionë shqiptarë të të gjitha kategorive që veprojnë dhe garojnë në Zvicër. Njëra ndër këto shkolla është ajo që e drejtojnë vëllezërit Nuri dhe Sefer Seferi.
Kampioni, Nuri Seferi, ka lindur në fshatin Korite të Gostivarit. Shkollimin fillor e ka mbaruar në vendlindje dhe pastaj në fillim të viteve të 90-ta ka emigruar bashkë me familjen në Zvicër. Meçin e parë e ka zhvilluar në vitin 1995 në boksin amator. Sot ai është një emër i njohur në boksin profesionist në Zvicër dhe më gjerë, falë punës së pandalshme, disiplinës dhe insistimit të babait që kohën e lirë ta shfrytëzojë me aktivitete sportive. ”Boksi është një sport mjaft burrëror që kërkon shumë punë dhe disiplinë maksimale“, thotë Seferi që ka zhvilluar 43 ndeshje në karrierën e tij, ku 36 i ka fituar. Fitoren e 37 në karrierën e tij Seferi e ka shënuar më 21 maj të këtij viti në Olten.
“Tajsoni shqiptar”
“Boksi më ka tërhequr gjithnjë, edhe kur kam qenë i vogël i pëlqeja shumë sportet luftarake. Pastaj me vendosjen time në Zvicër, u regjistrova në shkollën të cilën sot e drejtoj. Aty stërvitja rregullisht dhe isha shumë i fascinuar pas legjendës Mike Tyson, ndoshta ngaqë e kishim stilin e njejtë të boksimit”, shprehet boksieri shqiptar që mban nofkën “Albanian Tyson”.
Hapat e para të boksit, Seferi i ka bërë me trajnerin Sandor Konya dhe pas sukseseve të shumta, trajneri ka lënë shkollën „BoxKickBox Club Burgdorf“ nën drejtimin e tij.
Nuri Seferi ka ushtruar po ashtu edhe me legjendën e sporteve luftarake, të ndjerin, Andy Hug, por edhe në klubin e njohur gjerman „Universum Box-Promotion“, me seli në Hamburg.
„Unë dhe vëllai im kishim arritur mjaft suksese ndërkombëtare dhe duke parë përkushtimin tonë, trajneri ynë Konya na e besoi klubin, të cilin e drejtojmë me përkushtim, dhe vazhdojmë të ushtrojmë e ntë xjerrim mjaft sportistë kualitativë“.
Shumë fëmijë e të rinj mësojnë artin e sporteve luftarake në shkollën vëllezërve Seferi. Përgjegjësia mbi kampionin Seferi është e madhe dhe ai e ndjen këtë.
Mbi 150 nxënës të boksit
Stërvitja me të rinj është nder dhe privilegj i madh, veçon Seferi. “Sepse unë jam udhërrëfeyes i tyre në boks dhe në të ardhmen ata do të ndjekin hapat e mi. Prandaj e ndjej përgjegjësinë e madhe që kam në drejtimin e kësaj shkolle, sepse suksesi apo dështimi bie mbi supet tona”, veçon Seferi, që ka mbi 150 nxënës të të gjitha moshave dhe nga të dyja gjinitë.
„Ka shumë boksierë që stërviten në palestren tonë. Stërvitemi 5 ditë në javë. Boks kemi tri dhe dy herë në javë kik-boks”, tregon Nuriu, i cili i kushton kohë të mjaftueshme anëtarëve të klubit që dëshirojnë stërvitjet me të.
„Mundohemi me çdo kusht që diturinë tonë ta bartim në mënyrën më të mirë tek boksierët e rinj. Pothuaj se në çdo stërvitje jam aty dhe stërvitem së bashku me nxënësit. Ndërsa stërvitjet në kik-boks i drejton vëllai im, Seferi,“ tregon Nuriu i cili karrierën e tij në boks nuk ka pranuar ta zhvillojë me flamur tjetër, pos atij kombëtar.
Nuriu është i lidhur fort me prejardhjen e tij shqiptare dhe këtë nuk heziton ta shfaqë kudo që ndodhet. Evenimentet e tij të boksit shquhen për dashuri ndaj atdheut, ndaj ngjyrave kuq e zi e për flamurin të cilin e bart me krenari kampioni në WBO Cruiserweight European Champion.
Drejtimi i shkollës, përgjegjësi e madhe
Stërvitja me të rinj është nder dhe privilegj i madh, veçon Seferi. “Sepse unë jam udhërrëfeyes i tyre në boks dhe në të ardhmen ata do të ndjekin hapat e mi. Prandaj e ndjej përgjegjësinë e madhe që kam në drejtimin e kësaj shkolle, sepse suksesi apo dështimi bie mbi supet tona”, veçon Seferi, që ka mbi 150 nxënës të të gjitha moshave dhe nga të dyja gjinitë.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve























