Sport
“Zviceranët na e prishën festën”
Një festë e përbashkët tifozësh shqiptarë e zviceranë në Lens i jep Kampionatit Europian një pamje të bukur festive mes dy tifozërive që rivalitetin në futboll e marrin me sportivitet.
Atmosfera që krijuan sot tifozët shqiptarë në lojën përballë Zvicrës në Lens, ishte e rrallë, përplot emocione dhe një paraqitje ndër më të bukurat e tifozërisë shqiptare.
Me mijëra shqiptarë të ardhur nga të gjitha anët e kontinentit, festuan gjatë gjithë natës së të premtes dhe të shtunën deri pas mbarimit të lojës.
Zviceranët na mundën me golin e Schär-it dhe angazhimin e pashoq të Behramit, Xhemajlit e Mehmedit, thonë një grup tifozësh që po kërkonin arsyet e humbjes së lojës.
„Nuk ishte se ne luajtëm keq, me dhjetë lojtarë ta mbash ndeshjen pa pranuar asnjë gol kundër Zvicrës për më shumë se 50 minuta, nuk është lehtë. Ne ia dolëm dhe ne luajtëm mirë“ thekson ish-futbollisti dhe trajneri disavjeçar i FC Besës, Agim Binaku që kishte ardhur nga Zvicra për ta parë lojën.
“Loja ishte e mirë, por u mërzita shumë që humbëm, mirëpo duhet të qëndrojmë kryelartë dhe të vazhdojmë e besojmë në kombëtaren tonë duke shpresuar që në ndeshjet tjera të marrim pikë”, thotë me një pamje të mërzitur Isak Gashi që kishte ardhur nga Gjermania.
„Edhe pse u mundem, atmosfera ka qenë jashtëzakonisht e mirë. Për herë të parë kanë rastin të na shohin se edhe ne dimë të luajmë e të bëjmë tifo, dimë të festojmë dhe kjo më bën krenar për kombëtaren”, thotë ai duke bërë me dorë në formë grushti të shtrënguar se kemi akoma kohë për të treguar që mund të marrim pikë.
Për dy vajzat e bukura Rudina dhe Arta që kishin ardhur nga Londra për ta parë lojën, kjo ishte një paraqitje shumë e bukur e kombëtares shqiptare.
„Kemi ardhur nga Londra sepse është një moment dhe një eksperiencë e jashtëzakonshme për çdo shqiptar, është hera e parë dhe e kemi shijuar. Rezultati nuk ishte që prisnim, megjithatë për mua lojtari më i mirë ishte Berisha“, thotë Rudina me prejardhja bga Gjirokastra.
Për shoqen e saj Artën, kjo ishte hera e parë në jetën e saj që ishte futur në një stadium për të parë futboll.
„Unë kurrë nuk e kam parë një ndeshje live më herët. Ka qenë shumë interesante dhe një eksperiencë e mirë për mua edhe pse nuk fituam“.
Dhe gjithsesi, pavarësisht rezultatit ne jemi me kombëtaren dhe i urojmë sa më shumë sukses dhe mos të harrojmë se jemi këtu sepse jemi krenarë me ta, u shpreh ajo e gëzuar që kishte pasur rastin ta përjetonte live një emocion sportiv.
Por ndryshe nga Arta dukej një tifoz i rryer i kombëtares. Ai ishte i mërzitur dhe nuk po fliste shumë. Humbja e kishte goditur rëndë atë dhe shumë tifozë të tjerë që lëshonin në heshtje stadionin duke kërkuar arsyet e humbjës së lojës.
„E kam pritur me muaj këtë lojë, këtë përballje, dhe të përfundojë kështu, më dhmb. E meritonin një pikë, këtë e dëshiroja, këtë e prisja nga djemtë tanë, por nuk kishim fat“, thekson Aton Rrasaj.
Heshtje e mërzi në mesin e mijëra tifozëve shqiptarë në qytetin e vogël francez, Lens ka akoma, por duket që tifozët shqiptarë do ta tejkalojnë shpejt këtë dhe do t`i kthehen festës me lojën ndaj Francës të mërkurën në Marsej.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“



















