Lajme
BE i akordon pesë milionë euro Kosovës për agroprojekte
BE-ja do të kontribuojë me 5 milionë euro në Kosovë, në 13 projekte, të cilat merren me përpunimin e qumështit, mishit, pemëve dhe perimeve
Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Prishtinë prezantoi sot skemën e granteve rurale që do të financohen nga BE sa për zhvillimin rural dhe sektorin e bujqësisë.
Drejtori i Operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Kjartan Björnsson, ka thënë se këto grante do të ndihmojnë në përmirësimin e përpunimit dhe marketingut, në ngritjen e standardeve higjienike, në ngritjen e cilësisë dhe rritjen e sigurisë së ushqimit, etj.
Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci ka thënë se zhvillimet e deritashme për krijimin dhe forcimin e kapaciteteve administrative dhe zhvillimore janë ndjekur dhe mbështetur në mënyrë aktive nga Komisioni Evropian dhe këto zhvillime kanë ridimensionuar edhe mbështetjen e donatorëve me prioritet zhvillimin e kapaciteteve tregtare dhe prodhuese, për të bërë të mundur jo vetëm nxitjen e zhvillimit të reformave legjislative, por edhe arritjen e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm, të vazhdueshëm dhe afatgjatë.
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, Valdet Gjinovci ka shprehur gatishmërinë që të ofrojë mbështetjen e nevojshme për realizimin e kësaj skeme.
BE-ja që nga viti 1999 ka akorduar rreth 70 milionë euro për bujqësi dhe zhvillim rural në Kosovë dhe kjo skemë e granteve rurale të BE së është pjesë e një programi ekstensiv për ngritjen e standardit jetësor në zonat rurale.
Në takimin e parë mes Prishtinës dhe Beogradit, që zhvillohet më 8 mars në Bruksel, nuk pritet të arrihet ndonjë marrëveshje, por evropianët po insistojnë që ky takim të kalojë në frymë konstruktive për temat që do të diskutohen.
Kosova në takim përfaqësohet nga Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, derisa udhëheqës i delegacionit serb do të jetë Borko Stevanovic.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













