Sport
Blerim Xhemaili: Jam në formë si kurrë më parë
Një prej lojtarëve nga të cilët Shqipëria mund të ndëshkohet është edhe djaloshi nga Tetova. Ai është shumë i rrezikshëm nga distanca
Futbollisti shqiptar i kombëtares zvicerane, Blerim Xhemaili është duke kaluar në një formë të shkëlqyer futbollistike. Në dy ndeshjet e fundit ai ishte protagonist i dy golave, ndaj Belgjikës dhe të premten ndaj Moldavisë.
Më 11 qershor Xhemaili së bashku me grupin tjetër të shqiptarëve që përfaqësojnë Zvicrën do të përballen me kombëtaren shqiptare në kampionatin Evropian.
Një prej lojtarëve nga të cilët Shqipëria mund të ndëshkohet është edhe djaloshi nga Tetova. Ai është shumë i rrezikshëm nga distanca ndërsa në lojën e fundit ndaj Moldavisë tregoi klasin e tij duke shënuar një super gol eë kokë, njofton “albinfo.ch”.
Pas kësaj ndeshje, mesfushori i Gjenovës ka deklaruar: “Pas një sezoni të mirë, jam në formë si kurrë më parë”, ka thënë Blerimi për gazetën “Blick.ch”, përcjell “albinfo.ch”.
Përveç Xhemailit, në ndeshjen kundër Moldavisë, për ti dhënë fitore Zvicrës u përkujdes shqiptari tjetër Admir Mehmedi.
Zvicra në kampionatin Evropian përfaqësohet nga gjashtë futbollistë shqiptarë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












