Lajme
MacShane: Raporti i Marty-t, trillim i motivuar politikisht
"Raporti i Marty-t është më shumë punim fantastik-shkencor i motivuar politikisht, sesa një investigim kriminal i vërtetë"
Në një shkrim të tij të botuar në gazetën prestigjioze amerikane “Wall Street Journal”, ish-ministri për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Denis MacShane, i është vënë në mbrojtje kryeministrit në dorëheqje të Kosovës,Hashim Thaçi.
MacShane hedh dyshime në raportin e Dick Marty-t me akuza drejtuara Thaçit dhe UÇK-së, raport ky që ndërkohë është miratuar në formë rezolute nga Këshilli i Evropës.
“Muajin e kaluar Këshilli i Evropës miratoi një raport të politikanit zviceran, Dick Marty, që akuzon kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, për rrëmbimin dhe shitjen e organeve të serbëve të ekzekutuar në burgje në vitin 1999. Pas kundërthënieve për Irakun, mesazhi ishte i qartë: Intervenimi i Perëndimit në Kosovë 12 vjet më parë ishte gjithashtu një gabim. Problemi është se raporti i Martyr është më shumë një punim fantastik-shkencor, i motivuar politikisht, sesa një investigim kriminal i vërtetë”, thotë MacShane në koment.
Ai citon komentet e Geoffrey Nice, ish-zv.prokuror i Hagës, që hodhi në mënyrë profesionale poshtë pretendimet e Marty-t për tregtinë e supozuar me organet e serbëve. Sipas tij, “z. Marty nuk ka identifikuar asnjë viktimë të vetme i cili mund të jetë vrarë nga urdhrat e z. Thaçit dhe ka dështuar në demonstrimin e ndonjë lidhjeje në mes të skandaleve të mëvonshme të një klinike në Prishtinë, e përfshirë në trafikim organesh dhe rolin e dikurshëm të z. Thaçit si lider politik i UÇK-së në vitin 1999”.
Marty me sa duket është bazuar shumë në librin e vitit 2008 të botuar nga Carla del Ponte, prokurore zvicerane, e cila për një kohë ka qenë shefe e Nices në Hagë. Por, as Del Ponte nuk arriti të ofronte ndonjë dëshmi të vërtetë në librin e saj”, shkruan më tej MacShane.
Ai në vazhdim propozon që nëse është e nevojshme, Këshilli i Evropës të organizojë debat për këtë çështje ndërmjet juristëve britanikë dhe zviceranë dhe do të vërtetohej se britanikët kanë të drejtë.
MacShane thotë se mediat ndërkombëtare, me ose pa dashje, janë bërë pjesë e fushatës së egër kundër Kosovës, me qëllim stopimin e njohjes ndërkombëtare.
Ja se çfarë thotë ai në vazhdim lidhur me Këshillin e Evropës: “Një gjë që duhet kujtuar për Këshillin e Evropës është se nuk është një grup komod i parlamentarëve të të drejtave të njeriut. Mirëpo, është një organ thellësisht politik. Kur ka të bëjë me çështjet e ndërlidhura me ish-Jugosllavinë, këshilli duket qartë se është i ndarë në mes të politikanëve që radhiten pranë aksit Beograd-Moskë dhe atyre vendeve që tashmë e kanë njohur Kosovën”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën











