Lajme
Turqit e shtyjnë marrjen e Aeroportit të Prishtinës
Ndonëse ishte paralajmëruar se të hënën do të fillojë ekzekutimi i marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe konzorciumit Limak-Aeroports de Lyon, kjo nuk ndodhi.
Konzorciumi turko-francez, që vitin e kaluar e mori në koncesion Aeroportin e Prishtinës për 20 vjet, ka kërkuar prej Qeverisë një afat prej një muaj afat për të marr në menaxhim aeroportit, për shkak të problemeve që kanë dal pas nënshkrimit të draft-marrëveshjes së gushtit të vitit të kaluar.
Albinfo.ch mëson se kontesti qëndron në numrin e punëtorëve, ngase në draft-kontratën në listën e punëtorëve qëndron 544 sosh, ndërsa më vonë, zyrtarët e aeroportit kanë dhënë kontrata trevjecare për më shumë se 250 punëtorë që nuk kanë pasur kontratë permanente pune.
Ndërkohë, konzorciumi është vënë në situatë që patjetër duhet të pranojë edhe këto kontrata të punëtorëve të rinj.
Drejtuesit e konzorciumit janë në negociata me Qeverinë e Kosovës për të tejkaluar situatën dhe pritet që brenda një muaji të zgjidhet kontesti. Së fundi, është propozuar që të ulët rrogat për punëtorët.
Punëtorët e aeroportit “Adem Jashari”, nuk janë të sigurt për të ardhmen e tyre. Ata u druhet dy mundësive – largimit nga puna, ose vazhdimin e kontratës me pagë më të ultë.
Agron Mustafa, drejtor menaxhues i Aeroportit të Prishtinës, ka thënë se punëtorët janë te shqetësuar për mundësin e lëvizjes së pozitave te tyre dhe mundësinë e uljes se pagesës se tyre.
“Në bazë të kontratës së nënshkruar ndërmjet qeverisë e konzorciumit thuhet se nuk do të ketë zvogëlim të numrit të punëtorëve në aeroport për tri vitet e ardhshme. Gjithashtu sipas marrëveshjes nuk mund të ketë edhe zvogëlim të ardhurave te tyre brenda kësaj periudhe, e për këtë edhe janë garant institucionet kosovare te cilat edhe janë nënshkruese të kontratës”, ka thënë Mustafa.
Por, kocensionarët kanë dhënë zotime të qarta në ditën kur nënshkruan kontratën me qeverinë. “Sa për stafin, ata të gjithë do të vazhdojnë të punojnë sepse do të ketë punë shtesë”, ka thënë Sezai Becaksuz, zëvendëskryetar i bordit të kompanisë turke Limak, që ka shumicën e aksioneve në konzorciumin Limak-Aeroports de Lyon.
Por nëse nuk përmbushet marrëveshja, punëtorët nuk i përjashtojnë mundësin e futjes në grevë të një pjese të tyre.
Ndryshe, Limak-Aeroports de Lyon i është dhënë kontrata më 12 gusht të vitit 2010, pasi që i ka ofruar Qeverisë së Kosovës një mesatare prej 39.42 për qind të të ardhurave bruto në këmbim me të drejtën për operim. Prej konzorciumit Limal-Aeroports de Lyon kërkohet që të bëjë investime për të modernizuar dhe zgjeruar aeroportin, duke investuar mbi 100 milionë euro në infrastrukturë të re, përfshirë edhe ndërtimin e një terminali të ri.
Gjithashtu nga partneri privat kërkohet të operojë me aeroportin, duke ofruar shërbime të zgjeruara në nivel të cilësisë së lartë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











