Lajme
Ambasadori Beglinger kërkon që Kosova të përmirësojë imazhin
"Ne jemi të mendimit se Kosova duhet të vazhdojë tutje me zhvillimet e saj në të gjitha sferat, drejt një të ardhmeje më të mirë"
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Lukas Beglinger, ka kërkuar që Kosova ta përmirësojë imazhin, ngase raportet e publikuara së fundmi e dëmtojnë rëndë imazhin e saj në arenën ndërkombëtare.
Këto komente, ambasadori Beglinger i bëri të premten mbrëma, gjatë pritjes tradicionale nga presidenti i Kosovës për trupin diplomatik të akredituar në Prishtinë. Në cilësinë e dekanit të korit diplomatik në Kosovë, Beglinger ka thënë se në këtë situatë u takon institucioneve të vendit dhe qytetarëve që t’i japin përgjigje pyetjes se ku gjendet Kosova dhe çfarë e ardhme e pret atë.
Ambasadori Beglinger është pajtuar me shqetësimet e ngritura nga udhëheqësit e Kosovës rreth ndikimeve që do të kenë raportet e fundit që publikohen nëpër mediat ndërkombëtare mbi imazhin e Kosovës, duke thënë se disa prej këtyre ngjarjeve kanë tendencë të fshehin të gjitha arritjet që janë shënuar në Kosovë. Ambasadori zviceran ka përmendur arritjet e Kosovës sa u përket marrëdhënieve ndëretnike apo edhe suksesin e arritur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), vitin e kaluar.
Por, Beglinger ka thënë se është e natyrshme që shteti i Kosovës, vetëm tre vjet pas shpalljes së pavarësisë, të ballafaqohet me sfida të ndryshme. “Ne jemi të mendimit se Kosova duhet të vazhdojë tutje me zhvillimet e saj në të gjitha sferat, drejt një të ardhmeje më të mirë”, ka thënë ambasadori zviceran, duke shprehur gatishmërinë e trupit diplomatik për të ndihmuar Kosovën në ecjen e mëtejshme.
Ndërsa, presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi, në pritjen për trupin diplomatik në Kosovë, ka thënë se viti 2010 i solli Kosovës një varg arritjesh, që bashkë me ato të viteve të tjera, përbëjnë një bazë të mirë për perspektivën e saj të sigurt.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









