Lajme
FMN 480 milionë euro kredi për Maqedoninë
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) aprovoi linjën e hapur kreditore për Maqedoninë, në shumën e 480 milionë eurove. Maqedonia është vendi i parë anëtar i FMN-së që e shfrytëzon këtë instrument të ri, dedikuar para së gjithash vendeve me politika të shëndosha të cilat nuk kanë nevojë nga financimi, por përballen me rreziqe që do të mund të çonin në një nevojë të tillë, shkruan agjencia INA.
Linja kreditore është me kohëzgjatje prej dy vitesh. Në vitin e parë do të jenë të kapshëm 400 milionë euro, me 80 milionë plotësues në vitin e dytë.Kjo u jep siguri vendeve se nëse përballen me zhvillime negative, ato do të kenë mjete të mjaftueshme të cilat do të mund t’i tërheqin për të ruajtur stabilitetin.Kontraktimi i linjës kreditore ndihmon edhe në përforcimin e besimit dhe mundëson qasje më të lehtë deri tek mjetet e tregjeve të kapitalit.
Krahas sigurisë, dobia nga kjo linjë kreditore është edhe dërgimi i sinjalit për investuesit, se FMN-ja beson në cilësinë e politikave ekonomike dhe kjo mund të ndihmojë në procesin e emetimit të euro-obligacionit, përkatësisht të ulë çmimin e tij.Mjetet janë të dedikuara si variante rezervë kur vendi do të kishte nevojë, ndërkaq nuk mundet në mënyrë tjetër të sigurojë financim.
Mjetet, kur do të tërhiqeshin, do të përdoren për të gjitha nevojat buxhetore.Sipas kushteve të linjës kreditore për kujdesshmëri, nevojitet të kryhet kontroll në çdo gjashtë muaj, në mënyrë që të mund të ripërtërihet linja kreditore.
Qëllimi i kontrolleve të këtilla është të konfirmojnë vazhdimësinë e politikave të shëndosha të autoriteteve. Nuk ekzistojnë kritere apo pikëpamje strukturore për ekzekutim siç janë në “stand by” aranzhmanet standarde, pasi është e dizajnuar që të japë siguri.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë














