Lajme
Kosova dhe Shqipëria përgatiten për ballafaqim me raportin e Dick Martyt
Shqipëria dhe Kosova janë duke u përgatitur të ballafaqohen me raportin e Dick Martyt para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës gjatë sesionit dimëror që fillon më 24 janar.
Për të harmonizuar qëndrimet e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare dje në Tiranë janë takuar kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ku temë kryesore e takimit ishte mbrojtja ndaj pohimeve të Martyt se në Kosovë dhe Shqipëri ka pasur trafikim organesh gjatë vitit 1999.
Berisha e ka cilësuar si racist dhe shpifës raportin e komisionarit Marty për trafikim organesh, ndërsa ka theksuar se qeveria shqiptare i ka dërguar një ftesë zyrtare EULEX-it dhe gjykatës ndërkombëtare të Hagës ku kërkohet të kryhet një hetim i plotë bazuar gjithmonë ne prova e fakte që duhet t’i dorëzojë vetë Marty.
“Delegacioni ynë shkon në Asamblenë Parlamentare me porositë që të kërkojë hetim dhe ti kërkojë Dick Martyt të gjitha të dhënat që ka, që t’i hetojnë EULEX dhe Haga”, ka thënë Berisha.
Ndërsa Krasniqi ka theksuar se të dyja vendet janë të bindura se drejtësia do të nxjerrë të vërtetën e akuzave të ngritura në raport. “Ne jemi të gatshëm të përballemi me drejtësinë ndërkombëtare për akuzat e raportit të Dick Martyt, duke qenë të bindur se Bashkimi Evropian ka një trupë profesionale në Kosovë”. Krasniqi tha se lufta e Kosovës ka qenë e drejtë dhe e përkrahur botërisht.
Ndërkohë, gjatë qëndrimit në Tiranë, Krasniqi është takuar me deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ermira Mehmeti, njëherësh anëtarja e delegacionit të Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Edhe ky takim ka qenë në kuadër të përpjekjeve për koordinimin e veprimeve dhe qëndrimeve të faktorit politik shqiptar, pak para prezantimit të raportit të Martyt për Kosovën, në Strasburg.
Siç kanë informuar BDI-ja nëpërmjet një kumtese për media, deputetja Mehmeti ka theksuar se është me rëndësi të madhe që faktori shqiptar në Strasburg të paraqitet unik dhe i harmonizuar për sa i përket betejës diplomatike ndaj këtij raporti i cili ka lënduar shtetin dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Mehmeti, në veçanti ka potencuar rëndësinë e gatishmërisë së shprehur nga Kosova dhe Shqipëria zyrtare, për të bashkëpunuar për realizimin e një hetimi të pavarur ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













