Lajme
Përsëritja e zgjedhjeve, ka filluar kryesisht qetë
Për shkak të prezencës së tepër t të vëzhguesve partiakë janë mbyllur për 45 minuta dy vendvotime në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit
Në konferencën e parë për shtyp të KQZ-së është konfirmuar se të gjitha qendrat e votimit në Skenderaj, Drenas e Deçan janë hapur në orën 7 të mëngjesit.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, me këtë rast ka thënë se, veç komunave të përmendura, nga një vendvotim është hapur edhe në Malishevë e Lipjan.
Ndërkaq edhe Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim, ka dalë me konferencë e parë për media lidhur me procesin e rivotimit në 5 komuna. Ajo ka njoftuar se deri në orën 8 të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, përveç vendvotimit 2114b/01r, ku kishte vonesë prej 15 minutave, kjo për shkak te vonesës se komisionarëve.
Përfaqësuesi i këtij koalicioni Kreshnik Basha, ka bërë të ditur se, sipas vëzhguesve, për shkak të prezencës së madhe të vëzhguesve partiak, të cilët refuzonin të lëshonin vendvotimin janë mbyllur për 45 minuta dy vendvotime në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.
Qendra e votimit në Syriganë të Skenderajt (i banuar me serbë) po votohet në shtëpi private e jo në shkollë.
Demokracia në Veprim kësaj radhe ka të angazhuar mbi 500 vëzhgues, nga dy për çdo vendvotim, një nga komunat përkatëse dhe një nga komunat të tjera të vendit.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










