Sport
Ku do të transferohet Gashi gjatë ditëve të ardhshme?
Mediet në Shqipëri e Itali thonë se ai është në prag të kalimit në Seria A, përkatësisht në Torino apo Sampdoria, ndërsa ato zvicerane sot japin lajmin për një transferim të mundshëm drejt SHBA-së apo Kinës
Derisa afati kalimtar i janarit për futbollistë është afër përfundimit, e ardhmja e Shkëlzen Gashit vazhdon të mbetet ende në pikëpyetje. Mediet në Shqipëri e Itali thonë se futbollisti i Bazelit është në prag të kalimit në Seria A, përkatësisht në Torino apo Sampdoria, ndërsa ato zvicerane sot japin lajmin për një transferim të mundshëm drejt SHBA-së apo Kinës.
E përditshmja zvicerane “Blick”, shkruan sot se sulmuesi i Kombëtares Shqiptare pritet të transferohet përtej kontinentit të vjetër. Dy herë golashënuesi më i mirë i ekipit zviceran, këtë vit është lënë në stol nga trajneri i ri Fischer, marrëdhëniet me të cilin kanë qenë shpesh të tendosura dhe largimi i tij këto ditë nga kampionët zviceranë duket i sigurt.
“Blick” shkruan se 27 vjeçari nuk ka qenë i pranishëm me skuadrën në ndeshjen miqësore që Bazeli luajti me Austrinë e Vjenës dhe arsyeja kryesore ka qenë një udhëtim i tij jashtë vendit për të mbyllur një transferim të mundshëm, njofton “albinfo.ch”.
Sipas të përditshmes zvicerane, me shumë gjasa zgjedhja e Gashit do të jetë futbolli amerikan, duke qenë se në të luajnë dhe disa futbollistë zviceranë si Winter dhe Barnetta.
Një gjë duket e sigurt, në rast se Gashi vazhdon të nxeh stolin e ekipit të Bazelit edhe gjatë sezonit të mbetur, gjasat e tij për të qenë pjesë e kombëtares në Euro 2016, janë shumë të vogla!
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











