Lajme
44 milionerë kishin konkurruar për deputetë
Preteni: Në mesin e 450 kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e fundit në Kosovë, çdo i dhjeti ka deklaruar miliona euro pasuri
Sipas deklarimeve të pasurisë së kandidatëve në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), në mesin e 450 kandidatëve që konkurruan për deputetë në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, çdo i dhjeti ka deklaruar miliona euro pasuri.
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Hasan Preteni ka thënë për mediat se janë gjetur shumë mospërputhje me të dhënat e paraqitura, dhe se në bazë të deklarimeve ka dalë që për deputetë kanë konkurruar 44 milionerë.
Sipas Pretenit, këto deklarime tash janë publike, por edhe AKK-ja do të bëjë publikimin e pasurisë së tyre.
“Të gjitha këto do të krahashohen dhe do të analizohen. Mirëpo, dëshira jonë e kamotshme është që në të gjitha rastet e mospërputhjes së deklarimeve të pasurisë, ato të sanksionohen penalisht dhe të mos mbeten efektet vetëm në aspektin moral, apo efekte të tjera. Kjo, doemos është një fushë në të cilën legjislacioni ekzistues duhet të fuqizohet sa më shpejtë dhe rezultatet do të kishin qenë akoma më të mira”, ka thënë Preteni.
Ndërkohë, sipas tij, një ndihmesë të madhe në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në Kosovë e ka dhënë miratimi dhe hyrja në fuqi e Ligjit për deklarimin e pasurisë, ndonëse ky ligj duhet të shoqërohet edhe me akte të disa ligjeve të tjera dhe akteve nënligjore, që ende nuk janë nxjerrë.
Preteni ka thënë vetë Ligji antimafia, i premtuar nga Qeveria në mandatin e kaluar do të ishte një infuzion shumë i mirë për luftimin e mëtejshëm të korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendin tonë.
“Pajtohem në tërësi se Ligji antimafia, do të ndihmonte shumë. Çdo pronë që nuk dëshmohet se si është krijuar duhet të konfiskohet. Numri i milionerëve do të binte dukshëm dhe shumë pasuri do të ishte konfiskuar, duke u bërë pronë e përgjithshme”.
Preteni ka thënë se sanksionimi i llogaridhënies së secilit për çështjet e caktuara që hetohen nga kjo fushë do të ishte zgjidhja që përfundimisht pamundëson zhvillimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











