Ekonomi
200 mijë kompani falimentojnë çdo vit në BE
200 mijë kompani falimentojnë çdo vit në Bashkimin Evropian dhe 1,7 milionë njerëz mbeten pa punë, prandaj Brukseli zyrtar nisi projektin INTERREG REBORN.
Projekti synon të mbështesë masat për të siguruar një shans të dytë për kompanitë e dështuara.
“Procedurat duhet të thjeshtohen dhe të përshpejtohen, në mënyrë që ata që përmirësojnë veprimtarinë e tyre kanë një shans më të madh për të rifilluar biznesin dhe kostot e riorganizimit të kompanive të vogla dhe të mesme duhet të reduktohen”, thanë përfaqësuesit e projektit.
Kompanitë në BE, pas një kolapsi biznesi, shpesh përballen me një sërë problemesh nëse vendosin të rifillojnë biznesin e tyre, si qasja e vështirë në financa dhe frika nga dështimi, përcjell albinfo.ch.
Hulumtimet, megjithatë, kanë treguar se kompanitë që do të rindërtojnë biznesin shpesh punojnë më mirë se ata që sapo fillojnë dhe se shohin rritje më të shpejtë në drejtim të qarkullimit dhe hapjen e hapësirave të reja.
Për këtë arsye, BE-ja ka nisur programin REBORN, me një kohëzgjatje deri në vitin 2020, me qëllim mbledhjen e praktikave të mira nga disa rajone evropiane.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












