Ekonomi
1.2 milionë vende të lira të punës në Gjermani
Numri i vendeve të lira të punës është rritur në Gjermani me 128 mijë më shumë se nga fundi i vitit 2016
Nëse kërkoni punë, atëherë, vendi i preferuar është Gjermania. Më shumë se 1.2 milionë vende pune të lira janë regjistruar në fund të vitit 2017 dhe ky është numri më i lartë i vendeve të kërkuara që nga bashkimi i Gjermanisë në vitin 1990, shkruan albinfo.ch.
Kështu thuhet në raportin e fundit nga Instituti për Hulumtime i Punësimit (IAB) në Nuremburg. Në tremujorin e fundit të 2017, kishte më shumë se 1.2 milionë vende pune të paplotësuara në mbarë vendin, raporton “The Local”.
Numri i vendeve të lira të punës është rritur në Gjermani me 128 mijë më shumë se nga fundi i vitit 2016.
Në pjesën perëndimore të Gjermanisë, numri i vendeve të lira të punës është regjistruar në rreth 918,000 pozicione, ndërsa numri i vendeve të lira në Gjermaninë Lindore është rreth 265,000.
Më së shumti punëtorë kërkohen në sektorin e prodhimit dhe atë të ndërtimit, kurse numri më i madh i vendeve të punës është i lidhur me biznesin siç janë administrimi, marketingu dhe shitjet.
Gjithashtu Gjermania po shënon një rekord pozitiv, pasi papunësia në vend është zvogëluar dukshëm, më e ulëta që nga viti 1990.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












