Shkurt.ch
Zvogëlim i numrit të azilkërkuesve
Ndërkohë që është zvogëluar numri i azilkërkuesve, është shtuar numri i atyre të cilëve u është miratuar statusi i refugjatit
Viti 2010 ishte i dyti vit me radhë gjatë të cilit në Zvicër është shënuar zvogëlim i numrit të azilkërkuesve. 438 persona më pak se një vit më parë, kanë kërkuar azil në Zvicër në vitin që posa shkoi ose gjithsej 15.567 veta.
Por, ndërkohë që është zvogëluar numri i azilkërkuesve, është shtuar numri i atyre të cilëve u është miratuar statusi i refugjatit, njofton 20Minuten.
Numri i kërkesave të zgjidhura të shkallës së parë në fund të vitit 2010 ka arritur në 20.690, ose 19 për qind më shumë nga sa ishte një vit më parë.
Sikurse në vitin 2009 ashtu edhe në vitin 2010 vendi nga i cili kanë ardhur më së shumti kërkues azili, mbetet Nigeria. Nga ky vend afrikan janë bërë 1969 kërkesa për azil, ose 183 raste më shumë se në vitin 2009.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi Stuhitë e ardhshme janë tashmë duke u zhvilluar. Një valë presioni sjell një stuhi të dhunshme... -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve











