Kosova

Justina Shiroka-Pula zgjidhet Presidente e Republikës së Kosovës 

Me 81 vota për Justina Shiroka-Pula është zgjedhur Presidente e Republikës së kosovës, pas votimit në Kuvendin e Kosovës.

Zgjedhja e saj përbën një zhvillim të rëndësishëm në institucionet e vendit pas ngërçit disamujor institucional.

Shiroka-Pula pritet të marrë detyrën e presidentes dhe të ushtrojë përgjegjësitë kushtetuese që i takojnë këtij posti.