Lajme
Zvicra ndihmon demokratizimin e subjekteve politike
Ambasadorja Krystyna Marty tha se dokumenti i politikave është mjeti më i mirë për ata që dëshirojnë të mbështesin dhe përforcojnë demokracinë.
Departamenti Federal i Punëve të Jashtme i Zvicrës ka ndihmuar Institutin për zhvillimin e politikave KIPRED për të hulumtuar detajet e funksionimin e brendshëm ë subjekteve politike kosovare. Në një raport botuar të martën, KIPRED konsideron se në Kosovë akoma nuk ka sistem të mirëfilltë të funksionimit të partive politike.
Ambasadorja Zvicrës në Prishtinë, Krystyna Marty e cila ka mbështetur hulumtimin e këtij raporti, tha se dokumenti i politikave është mjeti më i mirë për ata që dëshirojnë të mbështesin dhe përforcojnë demokracinë brenda forcave politike.
Një ditë pas vendimit për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, sipas KIPRED, vëmendja duhet të kthehet kah forcimi i shtetit dhe institucioneve shtetërore.
Ndonëse ana formale e rregullimit të brendshëm të partive politike në Kosovë, sipas raportit të këtij instituti, është për lakmi, megjithatë partitë ende përdorin metoda joformale të vendimmarrjes
“Lideri dhe njerëzit e afërt me të ushtrojnë më tepër fuqi se sa u përcaktohet me statut. Vendime të rëndësishme për partinë merren në takime joformale, në dreka apo ndeja”, ka thënë Albert Krasniqi nga KIPRED, sipas të cilit, partitë politike në Kosovë nuk kanë ideologji politike të tyre e as programe të mirëfilltë, por kanë vetëm liderë.
Instituti KIPRED ka dhënë disa rekomandime për partitë politike, me qëllim që ato të demokratizohen. “ Të përmirësohet korniza ligjore e funksionimit të partive politike. Duhet të ketë ligj të veçantë për regjistrim dhe funksionim të partive politike. Rregullorja e tanishme nuk mjafton”, thuhet në rekomandimet e këtij instituti.
Po ashti KIPRED kërkon që të rregullohet çështja e auditimit të partive politike që të sigurohet mbikëqyrje dhe transparencë e shpenzimeve të partive. “Auditimi duhet të bëhet nga kompani të pavarura. Kjo do të shtojë besimin e elektoratit në partitë politike e rrjedhimisht edhe në sistemin elektoral dhe demokracinë politike në Kosovë”, kërkon KIPRED.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










