Lajme
Zihen falsifikatorët e vizave dhe “Ausweis”-ëve
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë falsifikuar viza dhe letërnjoftime (ausweis) të vendeve evropiane, duke ua shitur më pas kosovarëve
Policia e Kosovës ka arritur t’i burgosë dy kontrabandistë të cilët në vijimësi kishin mashtruar qytetarët e rajonit të Ferizajt për t’i dërguar në vendet e Bashkimit Evropë. Të arrestuarit dyshohet se me dokumente të falsifikuara shumë qytetarë i kanë lënë kufijve të Serbisë e Hungarisë.
Sipas një njoftimi të policisë, të premten, Njësia e Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare ka realizuar një operacion, me ç’rast ka arrestuar dy të dyshuar për veprat penale “kontrabandim me emigrantë dhe falsifikim të dokumenteve”.
Të arrestuarit janë E. M. lindur me 1976 dhe L. B. lindur me 1973.
Bazuar në hetimet preliminare të Policisë së Kosovës, personat e arrestuar, në bashkëveprim dhe në vazhdimësi, kanë siguruar dhe rregulluar dokumente të falsifikuara, viza dhe letërnjoftime (ausweis) të Zvicres dhe të shteteve të BE-së, duke ua shitur më pas kosovarëve.
Me këtë dokumente ata kanë aranzhuar dërgimin e shtetasve kosovarë në drejtim të shteteve të Bashkimit Evropian, përmes rrugëve ilegale dhe me dokumente të falsifikuara.
“Si pasojë e veprimeve të tyre kriminale shumë persona kanë pësuar jo vetëm materialisht, por edhe fizikisht duke u maltretuar nëpër vendkalimet dhe zonat e ndryshme kufitare”, njofton Policia e Kosovës.
Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast, sipas Policisë, janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe me autorizimin e tij dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje për të vazhduar me procedurat tjera hetimore.
Ndryshe, autoritetet e Kosovës kanë premtuar se do të jenë me shumë fleksibil ndaj personave që organizojnë trafikim me njerëz. Edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, Kosova është kritikuar se nuk po bën sa duhet për të parandaluar azil-kërkimin e rremë.
Kosovarët vazhdojnë të dominojnë për azil në vendet e BE-së duke u radhitur bashkë me Afganistanin dhe Sirinë. Ndërsa azili është kushti kryesor i Kosovës për të fituar liberalizimin e vizave.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













