Lajme
Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden ka arritur në Kosovë
Ai u prit nga presidenti Hashim Thaçi në aeroport ndërsa nesër do të ketë edhe takime të veçanta me kryeministrin Mustafa dhe presidentin Thaçi. Para Kosovës, Biden ka qëndruar në Serbi
Pas vizitës disa orëshe në Beograd, zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka arritur në Kosovë. Ai është pritur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërsa Garda Kombëtare i ka bërë pritje madhështore zëvendëspresidentit amerikan.
Ai nesër do të ketë takime të veçanta me kryeministrin Mustafa dhe presidentin Thaçi. Ardhja e tij në Kosovë, për herë të dytë brenda gjashtë viteve, konsiderohet tepër e rëndësishme për perspektiven integruese të vendit.
Para ardhjes në Kosovë, zëvendëspresidenti amerikan qëndroi në Beograd. Në aeroportin “Nikola Tesla” doli ta presë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Atë e gostiti me bukë pogaçe e kripë. Prej aty eskorta arriti para pallatit të Serbisë, ku ishte rreshtuar garda ceremoniale.
Më pas Biden dhe Vuçiq hynë në takim bilateral, për të dalë më pas para gazetarëve.
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u ka kërkuar falje familjeve që humbën të afërmit e tyre gjatë luftërave në Ballkan, përfshirë edhe viktimat e bombardimeve të NATO-s në Serbi, derisa i ka dhënë mbështetje Serbisë në procesin integrues.
“Zoti kryeministër, ju keni kaluar rrugë të gjatë për ta bërë vendin tuaj fitimtar në shumë fusha. (Presidenti) Obama dhe unë e respektojmë udhëheqjen që ju keni treguar në shumë momente, e veçanërisht në marrëdhëniet me Kroacinë”, ka thënë Biden.
Ai ka potencuar se Serbia është guri themelor për rajonin dhe se nga kjo do të varet se si do të përparojë rajoni. Siç ka theksuar nënpresidenti Biden, “ka mjaft gjëra nga historia, të cilat duhet të tejkalohen.
“Këtë çështje do ta hap nesër edhe në Kosovë. Do të nevojitet shumë punë dhe vullnet politik, por shpresoj se do të vazhdoni ta avanconi këtë situatë. Të dyja palët i janë drejtuar përparimit dhe Bashkimit Evropian”, ka thënë Biden.
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në rrugë të rritjes. Sipas tij, në takim me zotin Biden, temat kryesore kanë qenë marrëdhëniet bilaterale, dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, marrëdheniet rajonale dhe rruga evropiane e Serbisë.
Vuçiq ka theksuar se do të bëjë gjithçka që të ofrojë siguri për investuesit, përfshirë edhe ata amerikanë. Ai ka thënë se e ka njoftuar nënpresidentitn Biden se pas një muaji do të jetë nikoqir i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, si dhe i përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës.
Kryeministri serb ka thënë se në takim është biseduar edhe për ato që kanë ndodhur në 30 vjetët e fundit, në marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.
“Në këto marrëdhënie ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, shumë njerëz kanë bërë një sërë gabimesh. Për ne, si popull dhe për ne si Qeveri e Republikës së Serbisë, por edhe për mua personalisht, kurrë nuk ka paraqitur dhe as sot nuk paraqet problem që ta marrim atë lloj përgjegjësie për gabimet që i kanë bërë bashkëkombasit tanë”, ka thënë Vuçiq, citon REL, transmeton Albinfo.Ch.
Ai ka ka thënë se beson që një gjë të tillë duhet ta bëjnë edhe të tjerët, sepse, siç është shprehur, kanë pësuar mjaft serbë dhe shqiptarë dhe një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë kurrë më në të ardhmen.
Ndryshe, Biden në Kosovë do të ketë takime vetëm me liderët institucionalë, por jo edhe me opozitën.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka komentuar vizitën e zëvendsëpresidentit amerikan Biden. Ai ka shkruar se Biden po vjen midis episodeve të aferës Pronto 2 për t’u takuar me disa prej protagonistëve kryesorë të mafias në Kosovë.
“Shpresojmë që ky takim i zëvendëspresidentit amerikan Biden me këta kriminel kosovarë në kostum presidencial e qeveritar do të jetë ndryshe prej të tjerëve. Z.Biden po vjen midis episodeve të aferës PRONTO 2 për t’u takuar me disa prej protagonistëve kryesorë të mafias në Kosovë. Nuk është problemi se kë po e takon e kë nuk po e takon z.Biden”, shkruan Ymeri.
Është e padrejtë dhe e dëmshme, sipas tij, nëse Biden nuk e thotë të vërtetën për këta producentë e regjisorë të krimit e korrupsionit në Kosovë. “Sepse, para së gjithash, janë fëmijët e uritur e të pashkollë, rinia e gratë e papuna, dhe pleqtë në mjerim që po vuajnë nga seriali PRONTO 2.0”, shkruan ai.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











