Lajme
Zëri: “Ambasadori Malaj shkel rregulloret mbi shpenzimet”
Gazeta thotë se MPJ dhe ambasadori Naim Malaj fajësojnë Ligjin për prokurim publik, si pengesë për funksionimin e misioneve diplomatike
Gazeta “Zëri”, në një shkrim të saj të zgjeruar, të botuar sot, është marrë me ato që ajo i quan shkelje të rregulloreve për shpenzime të shërbimeve diplomatike të Kosovës nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, Naim Malaj. Edhe Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), sipas Zërit, është munduar t’ia arsyetojë shpenzimet në fjalë.
Për të gjitha këto, gazeta thotë se MPJ dhe ambasadori Naim Malaj fajësojnë Ligjin për prokurim publik, i cili ka vënë limite penguese për funksionimin e misioneve diplomatike të Kosovës.
Në dokumentin e MPJ-së, grupi punues i formuar me vendimin, MPJ-ZSP 238/2010 të datës 11.10.2010, vendim ky i ushtruesit të detyrës së sekretarit permanent, Fitim Gllareva, ka formuar një komision të veçantë për të gjetur një zgjidhje me “dhjetë shpenzime të mbetura pezull të Ambasadës në Bernë”.
Në këtë dokument, të cilin e posedon Zëri, thuhet se vetëm sigurimi shëndetësor i bërë nga kjo ambasadë kalon shifrën 10 mijë euro që tejkalon kompetencën e rregullores për “Fillimin dhe përfundimin e procedurave nga ana e misioneve diplomatike”. Në të njëjtën kohë, Ambasada në Bernë i ka dërguar MPJ-së, edhe fatura ekstra për “barna dhe medikamente”.
Sipas Ambasadorit Malaj, “në Zvicër, sigurimi shëndetësor është obligues dhe ne kemi marrë vërejtje edhe nga autoritetet zvicerane për këtë çështje. Pozita jonë është tepër delikate pasi nga njëra ane ne duhet të përfaqësojmë shtetin e Kosovës sa më denjësisht dhe të respektojmë procedurat dhe ligjet e shtetit pritës, të cilat fatkeqësisht shpesh bien ndesh me procedurat tona”.
Dokumenti i komisionit të formuar nga MPJ-ja për këto shpenzime, pjesë e të cilit kanë qenë Bejtë Kapiti – kryesues, Besnik Maxhera dhe Arben Loshi – anëtarë, bën sugjerime që janë në kundërshtim me ato që vetë komisionin konsideron se i thotë ligji.
Gazeta Zëri shkruan se kjo ambasadë ka tejkaluar buxhetin prej 10 mijë eurosh të caktuar nga ministria për festën e pavarësisë, duke shpenzuar 20 mijë euro. Megjithatë ambasadori Malaj hedh poshtë shifrën prej 20 mijë euro, duke sqaruar se gabimi është bërë edhe në vetë MPJ-në, pasi, sipas tij, jo rrallëherë ngatërrohen kur kalkulojnë shpenzimet nga franga zvicerane në euro.
Po ashtu gazeta shkruan për listën e gjatë të shpenzimeve, siç janë shpenzimet për shkollimin e fëmijëve të ambasadorit, qiratë e paaprovuara dhe tejkalimi i shpenzimeve të qirave të banimit, shpenzimet e riparimit të veturës private, shpenzimet e biletave mujore, parkimit, garazhave, telefonit fiks, internetit, televizionit kabllovik, si dhe shpenzime në rezidenca private.
Pastaj shpenzime të tjera të pambuluara me dokumentacion përkatës – blerje pa respektim të procedurave të prokurimit dhe shpenzimet për informatikë dhe server.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












