Kultura
Zbulohet një ekzemplar i ri i veprës së Pjetër Budit “Dottrina Christiana” e vitit 1618
Studiues të njohur konfirmojnë se bëhet fjalë për një ekzemplar që përmban një fashikull të ndryshëm nga ai që kemi njohur nga vepra e Pjetër Budit
Studiuesja Blerina Suta, pretendon se e ka gjetur një ekzemplar të ri të veprës së njohur të Pjetër Budit “Dottrina Christiana” e vitit 1618, në një bibliotekë të Romës, transmeton KultPlus.
Suta sapo ka botuar një studim kërkimor-shkencor në Tiranë ku ajo ka botuar edhe faksimilet e panjohura deri më sot të veprës “Doktrina e Kërshtenë” të autorit të letërsisë së vjetër shqipe, Pjetër Budit.
Studiues të njohur konfirmojnë se bëhet fjalë për një ekzemplar që përmban një fashikull të ndryshëm nga ai që kemi njohur nga vepra e Pjetër Budit.
Profesor Rexhep Ismajli e përgëzon Blerian Sutën, duke u shprehur se kjo gjetje e është një kontributi madh në shkencën e albanologjisë.
“Kisha krijuar përshtypjet më të mira për trajtimet e saj letrare me një kulturë të gjerë dhe me shumë zell për saktësinë e mendimit të shprehur dhe akribinë. E kisha vlerësuar përpjekjen e saj për të sjellë vështrime të reja për çështjet që tashmë ishin lexuar në ndonjë mënyrë. Pas të gjitha këtyre përshtypjeve njëditëzaj më erdhi lajmi se znj. Blerina Suta paskësh nisur hulumtimet e saj nëpër bibliotekat e Propaganda Fides dhe të Vatikanit, përgjithësisht nëpër bibliotekat dhe arkivat e Romës, ku tashmë jeton”, ka thënë Ismajli.
Studiuesja Blerina Suta ka kërkuar në arkivat e Vatikanit gjurmë të shkrimeve shqipe dhe të autorëve shqiptarë, të cilat edhe pse janë të vizituar janë ende të paprekura.
Vetë Suta pohon se materialet e këtij punimi e patën burimin në përgatitjen për punimet e Kuvendit albanologjik “L’Albania nell’archivio di propaganda Fide”, të organizuar nga Universiteti Papnor Urbanian në Romë, më 26–27 tetor të 2015-s. Ajo thotë se zbulimi i ekzemplarit të ri të veprës së njohur të Pjetër Budit, Dottrina christiana (1618), në një bibliotekë te Romës, i ndryshëm në një fashikull prej kopjes se njohur, entuziazmoi menjëherë specialistët e fushës.
“Nga ky këndvështrim, përvoja e kërkimit të materialeve të tjera, lidhur me figurën e Budit dhe të rrethanave të veprimtarisë së tij, vazhdoi të ishte stimuluese profesionalisht dhe e pasur me shkëmbim idesh, sidomos nga pikëpamja metodologjike, me specialistë, në kuadër të nevojës dhe të përpjekjeve që po bëhen për përgatitjen e botimit kritik të veprës së Budi”, është shprehur Blerina Suta.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












