Bota
Zbulohet bateria që qëndron 400 vjet!
Hulumtuesit shkencorë të University of California (UCI) kanë zhvilluar një teknologji me të cilën një bateri litium-jonike mund të qëndrojë disa qindra vite
Kur laptopi ose telefoni, pas një kohe të përdorimit të tyre “kërkojnë” që gjithnjë më shpesh të mbushen në burimin e rrymës elektrike, konsiderohet se bateria është shpenzuar. Kjo për faktin se edhe bateritë rimbushëse ofrojnë vetëm një nujmër të caktuar të cikleve të mbushjes para se ta përfundojnë jetën e tyre, shkruan der Standard.
Shkencëtarët prej kohësh bëjnë përpjekje për të konstruktuar bateri që mundësojnë shfrytëzim më të gjatë dhe që kanë jetë më të gjatë, transmeton albinfo.ch. Dhe duket se një zbulim i tillë është realizuar së fundi, nga rastësia!
Hulumtuesit shkencorë të University of California (UCI) kanë zhvilluar një teknologji me të cilën një bateri litium-jonike mund të qëndrojë disa qindra vite.
Doktorantja Mya Le Thau nga universiteti në fjalë po provonte që me një eksperiment të t`i bënte më stabilë nano-telat për një bateri të zakonshme, pëercjell albinfo.ch. Por rastësisht ajo zbuloi diçka shumë më të vlefshme, një bateri me jetëgjatësi prej rreth 400 vitesh.
Këto bateri, pasi të mund të prodhohen, pritet se do të gjejnë përdorim të gjerë së pari në hulumtimin e Gjithësisë por edhe në telefona dhe në automjete.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











