Sport
Xhaka njëherë mbetet në Gladbach, për më vonë nuk dihet!
Granit Xhaka do të vazhdojë të luajë, pothuajse me siguri të plotë edhe në sezonin pranveror për Borussia Mönchengladbach-un. Por, se çfarë do të ndodhë pas kësaj, nuk mund ta thotë tash për tash askush.
Max Eberl, drejtor sportiv i klubit gjerman ku luan Granit nuk e përjashton as shitjen e lojtarit me rrënjë kosovare për ndonjë klub tjetër.
“Unë e di se ai në asnjë mënyrë nuk do ta braktisë tash Gladbach-un. Për këtë mund të ndikoj edhe unë. Por unë nuk e di se çfarë mund të ndodhë gjatë verës. Sot në futboll është bërë e vështirë të japësh prognoza”, ka thënë Eberl për televizionin WDR2, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa lidhur me çmimin e kompensimit për Xhakën në rast se ai vendosë të shkojë, Eberle nuk vendos ndonjë kufi: “Nuk kam ndonjë shifër”, thotë ai.
Granit Xhakës, kontrata me Borussia Mönchengladbach i përfundon në vitin 2019.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













