Lajme
Workshop për investime në minierat e Kosovës
Aktivitete nga ambasada e Kosovës ne Berlin
I organizuar nga Shoqata e Eksperteve te Minierave me Seli ne Berlin, te cilët si fokus te veçante kane aktivitet ndërkombëtare ne fushën e Minierave dhe pasurive nëntokësore, ne Berlin me 23 Mars i mbështetur edhe nga Ambasada e Republikës se Kosovës ne RF Gjermane është mbajtur një Workshop ku si teme kishte mundësitë e investimeve ne sektorin e minierave ne Evropën Juglindore ku ne theks te veçante u diskutua për Kosovën.
Ne ketë Workshop prezent ishin një numër i madh kompanive te njohura Gjermane e ndërkombëtare si RWE, Thysen Krup, Wattenfall, VDMA-Verband Bergbaumaschinen, etj. si dhe një numër i konsiderueshëm i zyrtareve nga Ministria Federale e Ekonomisë, ajo për Bashkepunim dhe Zhvillim si dhe përfaqësues te Agjencionit Federal për Miniera dhe pasuri nëntokësore.
Ambasada e Republikës se Kosovës ne Berlin
Për te prezantuar mundësitë dhe potencialin qe ofron Kosova ne ketë sektor, nga Kosova kishin ardhur edhe udhëheqësi i Bordit dhe drejtori i Komisionit te Pavarur te Minierave te Kosovës, zotërinjtë Ahmet Tmava dhe Azem Rexhaj.
Ambasada e Republikës se Kosovës përfaqësohej Ambasadori dr. V. Mirdita dhe Min. Këshilltar I. Spahiu. Ne te gjitha prezantimet dhe diskutimet e zhvilluara, ishte vlerësim i te pranishmeve qe Kosova ofron një potencial te patjetërsueshëm te pasurive nëntokësore te cilat duhet te shfrytëzohen ne te mire te mirëqenies se njerëzve qe jetojnë atje. Delegacioni i larte nga Kosova, ne një takim te veçante u prit edhe ne Ambasadën e Republikës se Kosovës ne Berlin.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










