Autotech

“WhatsApp-i” mundëson fshirjen e mesazhit për të gjithë

Mesazhi do të mund të fshihet vetëm për shtatë minuta pasi të dërgoheD. Deri tani, “WhatsAppi” mundësonte fshirjen e mesazhit vetëm për atë që e dërgonte

“WhatsApp” më në fund lejon fshirjen e mesazheve kur i dërgohen një personi apo grupi gabimisht.

Aplikacioni për mesazhe ka nisur të lëshojë veçorinë që u mundëson 1 miliardë e më shumë përdoruesve të fshijnë një mesazh për të gjithë të përfshirët në bisedë, shkruan “techcrunch”.

Deri tani, “WhatsAppi” mundësonte fshirjen e mesazhit vetëm për atë që e dërgonte. Megjithatë, me përditësimin e ri vjen opsioni “Fshij për të gjithë” që e largon një mesazh nga biseda për të gjithë. Biseduesve do t’ju shkojë një njoftim me shpjegimin se u fshi një mesazh, transmeton Albinfo.

Mesazhi mund të fshihet vetëm për shtatë minuta pasi të dërgohet. Sapo të kalojnë shtatë minuta, mesazhi nuk mund të fshihet.

Veçoria nuk është akoma në dispozicion për të gjithë.