Lajme
Tre të vrarë, dyshohet për hakmarrje
Tre persona kanë vdekur sot, në orët e pasdites si pasojë e një përleshjeje me armë zjarri në qytetin e Prizrenit. Policia rajonale e Prizrenit ka konfirmuar se në këtë rast, të vdekur kanë mbetur tre persona, ndërsa ngjarja mësohet të ketë ndodhur në një rrugë afër Spitalit rajonal të Prizrenit.
“Policia është në fazën fillestare të hetimeve, mirëpo mund të konfirmojmë se nga ky incident kanë mbetur të vrarë tre persona”, kanë thënë për express zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha.
Policia ka identifikuar dy të dyshuarit, të cilët ende ndodhen në arrati. Ata sipas policisë kanë shtënë me dy lloj armësh në drejtim të viktimave, me një kallashnikov dhe pistoletë. Ndërkohë, burime të Express, kanë treguar se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrjeje mes dy familjeve.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










