Lajme
Viti 2014, më i dështuar në aspektin ekonomik
Ekspertët e ekonomisë në Kosovë thonë se viti 2014, konsiderohet të jetë vit i dështuar në aspektin ekonomik, në të cilën ka pësuar kryesisht sektori privat
Kriza politike gjashtë muajshe ka reflektuar negativisht edhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Madje ekspertët e ekonomisë thonë se viti 2014, konsiderohet të jetë vit i dështuar ekonomik, në të cilën ka pësuar kryesisht sektori privat, e rrjedhimisht ka stagnuar edhe hapja e vendeve të reja të punës.
Kështu të paktën konsideron kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu. Ai thotë për REL, se trendët ekonomike në Kosovë gjatë këtij viti kanë qenë negative.
“Ne e kemi shpallur si një vit të dështuar ekonomik, ai që ka pësuar më së shumti është sektori privat dhe mbi të gjitha është një tkurrje e këtij sektori privat, qoftë në krijimin e vendeve të punës, qoftë në promovim të prodhimeve kosovare, qoftë në atraktivitetin për partnerë dhe investitorë të huaj”, thekson Gërxhaliu.
Nëse nuk do të ndërmerren masa urgjente për përmirësimin e politikave që nxisin zhvillim ekonomik, atëherë Kosova, sipas tij, do të kalojë në një situatë edhe më të rëndë ekonomike. Gërxhaliu thotë se Kosovën e presin sfida të mëdha në aspektin ekonomik në vitet e ardhshme.
“Sfidat ekonomike do të jenë shumë të mëdha për vitin 2015, por viti 2014 do të duhej të shihej në agjendat kalendarike që kanë qenë një vit ndoshta njëri nga më të vështirët që nga pas lufta në vitin 1999”, thekson Gërxhaliu.
Ndryshe, në Raportin e rregullt ekonomik për Evropën Juglindore, Bankës Botërore ka parashikuar rritje ekonomike për Kosovën deri 3.5 për qind e jo më shumë.
Ish ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri vlerëson se ekonomia e Kosovës është në krizë të thellë dhe pa drejtim të duhur.
“Jemi në një situatë që mund t’i themi krizë ekonomike. Shkalla e varfërisë është shumë e lartë dhe e paimagjinueshme. Kosova është një vend i cili ka shkallë të lartë të varfërisë, shkallë të lartë të papunësisë dhe pa asnjë element të fillimit të zgjidhjes së problemeve”, shton ai.
E-Diaspora
-
Jetullah Haliti-Eti hap ekspozitë të arteve pamore në Sion Titulli i kësaj ekspozite tematike është "Kur flet arti, nderohet kombi dhe atdheu"...
-
VLEN shpall fitoren e quajtur ‘Ndryshimi’, falënderon diasporën
-
Shqiptari i vë flakën vetes në Itali, në sy të gruas së tij
-
Dr. Cristiana Lucchetti: Shqipja, gjuha më e rëndësishme e origjinës në Zvicër
-
Mërgimtarët hasin në probleme gjatë regjistrimit të popullsisë, ReKos 2024
Jeta në Austri
-
Austri
Vjenë: Kori Siparantum, mahnitës në 200-vjetorin e Simfonisë së Nëntë të Beethovenit Kori Siparantum shënoi një moment të pazakontë në historinë muzikore te ne, duke u ngjitur kështu...
-
80 vjedhje, 560 mijë euro dëm: Arrestohen katër shqiptarë në Austri
-
Austri: Ministri i Brendshëm kërkon dëbimin në Kosovë të kriminelëve nga vendet e treta
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri?
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri