Lajme
Vetëvendosje proteston edhe të martën
Më shumë se 60 aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar të hënën nga policia e Kosovës
Ndërsa raportohet edhe për disa protestues të lënduar në mesin e tyre edhe një shtetase gjermane, e cila për disa orë rresht ka qenë e shtrirë në spitalin e Prishtinës pa vetëdije.
Shtetasja gjermane, sipas medieve në Prishtinë, është kunata e deputetes së Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila gjatë protestës ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital. Shtetasja gjermane nuk ishte pjesë e protestës, por kishte pësuar gjatë kohës sa po konsultohej me deputeten Haxhiu.
Basri Lenjani është drejtor i emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Shtetasja gjermane është sjellë në spital pa shenja jete, por mjekët ia kanë dalë ta kthejnë në jetë me anë të reanimacionit. Megjithëkëtë, gjendja e saj vlerësohet ende e rëndë”, ka thënë për KTV, Basri Lenjani. Ndryshe, për këtë shtetase është informuar menjëherë Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, e cila po e përcjell nga afër gjendjen e saj.
Në QKUK ndërsa janë dërguar edhe dhjetëra aktivistë të Vetëvendosjes, por edhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Ndryshe, të hënën në orët e hershme të mëngjesit rreth 200 aktivist të Vetëvendosjes kishin tentuar të bllokojnë hyrjet e objektit të qeverisë, duke pretenduar që të pengojnë punën e ekzekutivit kosovarë, në shenjë nervozizmi, me takimin e të premtes ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiq.
Menjëherë kundër protestuesve ka reaguar Policia e Kosovës me gaz lotsjellës dhe shufra gome, ndërsa protestuesit iu përgjigjen me domate të prishura dhe ngjyrë të bardhë. Përleshjet kanë vazhduar për orë të tëra, ndërsa në mbrëmje Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate për media, njofton se protesta do të vazhdojë edhe të martën në ora 11.
“Kjo demonstratë do të jetë një shprehje demokratike kundër dhunës së shtetit policor, që është shfaqur në mënyrën më brutale të mundshme të hënën në 22 tetor, po në sheshin Nëna Terezë. Aty do të protestojmë kundër egërsisë qeveritare, që buron nga frika e një kaste që ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura, e që e ka keqpërdorur pushtetin në një mijë mënyra”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Vetëvendosjes.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











