Lajme
Vaj ulliri nga Vlora në shitoret e Zvicrës
Një trupë certifikuese ka licencuar vëllezërit Selmani për eksportin e vajit kualitativ extra vergine bio të ullirit nga Shqipëria në Zvicër
Dy vëllezërit, Erhamer dhe Bashkim Selmani janë nga Gostivari dhe prej njëzet vitesh jetojnë në Zvicër, në Biel-Bienne. Ka dy-tri vite që ata i kanë hyrë një aventure interesante: duan që në Zvicër të bëjnë të njohura prodhimet shqiptare.
E kanë filluar, me mjaft sukses, me vajin e ullirit.
Emri “Aulona” në shishet elegante me ngjyrë të gjelbër të vajit të ullirit bio, veçohet në raftet e shitoreve të specializuara zvicerane, krahas vajrave tjerë të cilësisë së lartë. “Atë e gjen tashmë prej katër muajsh në të gjitha shitoret e rrjetit të drogerive “Reformhaus Müller”, në një numër shitoresh për produkte speciale bio dhe madje edhe në barnatoret zvicerane”, thotë Erhameri, ai që i ka vënë bazat këtij biznesi.
Por, në tregun zviceran gjen me me qindra lloje të vajit të ullirit. Çfarë ka “Aulona” që nuk kanë vajrat tjerë? “Aulona”, që është emri antik i Vlorës, përfitohet nga ulliri i një varieteti të veçantë, me emrin “Kalinjot” që rritet vetëm në një regjion afër Vlorës, në kushte të caktuara klimatike, që e bëjnë atë me shije unike në botë. “Ullinjtë që i eksplorojmë ne, rriten në kushtet natyrore, në mënyrë të egër dhe jo në plantazhe të kultivuara, shton Bashkimi. Edhe më të veçantë këtë vaj e bën mënyra e përpunimit, krejtësisht punë dore, me metodën që njihet si “shtypje e ftohtë”, pa asnjë mjet industrial.
Dy vëllezërve nga Gostivari, të cilët punën e sjelljes në Zvicër të prodhimeve shqiptare e kanë marrë shumë për zemër, kjo që po bëjnë, deri më tash u ka sjellë vetëm shpenzime.
“Ka më shumë se dy vite që shkoj me dhjetëra herë në Shqipëri ndërsa vetëm katër muajt e fundit ka nisur të liferohet vaji prej atje në Zvicër. Kjo tregon se sa përpjekje e ecejake nevojiten deri në kurorëzimin e punës”, thotë Erhameri, themeluesi ALBGROUP GmbH që bën prodhimin dhe importimin e vajit. Ai ka hequr “të zitë e ullirit” deri sa ka gjetur frytin e kualitetit të duhur, punëtorët që e njohin punën, dhe ambalazhin e përshtatshëm. Kjo, vetëm sa i takon punës në Shqipëri.
Ndërsa në Zvicër, ai bashkë me Bashkimin, i kanë kaluar mostrat e vajit të ullirit në disa laboratorë, deri sa në fund, nga një trupë e veçantë certifikuese, e kanë siguruar licencën për eksportin e vajit kualitativ extra vergine bio të ullirit në Zvicër. Por këtu ende nuk ka përfunduar e gjithë puna.
Çdo dërgesë që vjen nga Shqipëria duhet t`i nënshtrohet një kontrolli laboratorik, për të vërtetuar se po respektohen kushtet e licencës, sqarojnë bashkëbiseduesit. “Po insistojmë që ta fitojmë besimin me kualitet dhe t`u përmbahemi maksimalisht kritereve të Zvicrës”, thotë Erhameri. Të lëmë një imazh të mirë për shqiptarët”.
Për të bërë të njohur prodhimin tyre, ata janë vazhdimisht në lëvizje. Bashkimi është më shumë i angazhuar në degustimet e vajit shqiptar që organizon në pika të ndryshe të Zvicrës. “Kur u them se bëhet fjalë për vaj nga Shqipëria, vizitorët fillimisht nuk e perceptojnë fjalën “Shqipëri”, pasi nuk janë mësuar të dëgjojnë për prodhime të atjeshme. Vetëm pasi ua përsëris, ata kuptojnë se bëhet fjalë për vaj shqiptar, të cilin pastaj e pëlqejnë jashtëzakonisht shumë, thotë Bashkimi.
Erhameri ka menduar që në një të ardhme të afërt të sjellë në Zvicër edhe produkte tjera nga Shqipëria. “Frutat e thara, ullinjtë e mbushur etj. Mund të jenë importet e ardhshme”, thotë ai. Është me rëndësi që në treg të jesh me më shumë se një prodhim. Kështu ke shanse të mbetesh me njërin prodhim në rast se tjetri “nuk ec”.
Rrëfimin e tyre të pasionuar për ullinjtë, dy vëllezërit nga Gostivari e përmbyllin me një legjendë të bukur. Sipas saj, Skënderbeu në kohën e tij e kishte bërë si rregull në Shqipëri, që secili çift i porsamartuar të mbillte një fidan ulliri para shtëpisë. Këtë legjendë ata e tregojnë për të treguar traditën e pasur dhe peshën që ka kultivimi i ullirit ndër shqiptarët. Dhe pikërisht këtë traditë, e cila, ka mbi 2500 vite , ata duan ta bëjnë të njohur dhe të pëlqyer edhe në perëndim.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri










