Lajme
Tragjedia në KEK, anulohet fushata zgjedhore
Në QKUK në Prishtinë nuk është sjellë asnjë person pa shenja jete, ndërsa dëshmitarët nga vendi i ngjarjes raportojnë për tre punëtor të vdekur dhe 13 të lënduar. Partitë pezullojnë fushatën
Qendra Klinike në Prishtinë nuk ka konfirmuar për persona të vdekur në tragjedinë e KEK-it, ndërsa dëshmitarët okularë thonë se tret punëtorë kanë mbetur të vdekur në vend gjatë shpërthimit të bombolave të gazit në termocentralin Kosova A në Obiliq. Në QKUK janë dërguar rreth 20 të lënduar.
Shefi i Klinikës së Emergjencës, Basri Lenjani, konfirmoi se 13 të lënduar janë pranuar në QKUK. Nga 13 të lënduarit të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën dhe sipas shefit të Klinikës Emergjente, nuk pritet ndonjë përkeqim i shëndetit për ndonjë nga të lënduarit.
Ai tha se në QKUK nuk është sjella asnjë punëtor pa shenja jete.
Megjithatë kjo ngjarje tragjike, ka ngjallë reagime në opinionin kosovar, ndërsa disa nga subjektet politike kanë pezulluar fushatën zgjedhore. Liderët opozitar kërkojnë hetim të detajuar për rastin, ndërsa akuzojnë institucionet e rendit se po e mbajnë të fshehur këtë tragjedi.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga shpreh pikëllimin dhe dhembjen e thellë për tragjedinë që goditi sot punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës. Ajo ftoi qytetarët e Kosovës që në këto momente të vështira të solidarizohen në dhembje me familjarët dhe të afërmit e atyre që u prekën nga kjo fatkeqësi.
Kryeministrit Hashim Thaçi nga vendi i ngjarjes tha se të gjithë punëtorët janë larguar, për shkak se nuk ka kaluar ende rreziku. Gjithashtu kryeministri bëri thirrje që të mos krijohet panik për shkak se nuk ka nevojë. “Ka shpërthyer një bombol gazi. Ftoj qytetarët për solidaritet”, tha ai.
Pas lajmit për tragjedinë në KEK, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ndërpresë aktivitet parazgjedhore dhe është nisur për në Obiliq për t”u informuar në vend të ngjarjes. Ai fton të gjithë mekanizmat dhe institucionet relevante për menaxhimin e situatës së krijuar dhe ofrimin e ndihmës për të dëmtuarit.
“Në këto momente të gjithë duhet të mobilizohemi për ndihmë dhe njëkohësisht kërkojmë të hetohen shkaktarët e kësaj tragjedie”, ka thene Haradnaj.
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të KEK-ut, Izet Mustafa ka thënë se edhe tragjedia e sotme është pasojë e kushteve të rënda të punës. Ai ka thënë se deri më tash prej pasluftës kanë humbur jetën më shumë se 30 punëtorë.
“Kushtet e punës janë të rënda. Rreziku është permanent në objektet e KEK’ut. Ka qenë edhe më herët. Për fat të keq për shkak të kushteve kemi më tepër se 30 punëtorë që kanë humbur jetën. Kjo tregon shkallën e rrezikshmërisë”, ka thënë Izet Mustafa, shef i Sindikatës së punëtorëve të KEK-ut.
Ndërsa lideri i LDK-së, Isa Mustafa pas ngjarjes tragjike në KEK ka pezulluar disa nga aktivitete parazgjedhore. Ai ka thënë se duhet hetim i detajuar për atë që ka ndodhur atje. Mustafa menjëherë është nisur në drejtim të QKUK-së për t’i vizituar personat që pësuan nga kjo tragjedi.
“LDK dhe unë personalisht shprehim ngushëllime për viktimat, dhe ndjejmë keqardhje për të aksidentuarit. Ne solidarizohemi me viktimat, familjarët e tyre dhe gjithë punëtorët e KEK-ut. Për mua dhe LDK-në rëndësi parësore ka jeta e qytetarëve dhe shëndeti i tyre. Në shenjë keqardhje dhe solidarizimi kemi vendosur që të anulojmë komplet fushatën zgjedhore”, ka thënë kryetari Mustafa
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













