Shkurt.ch
Të rinjtë, borxh deri në fyt
Një komision i Këshillit Kombëtar u bën thirrje huadhënësve të shpenzojnë një pjesë të të ardhurave të tyre për parandalimin e financimit të fushatave kundër borxhit të të rinjve, njofton gazeta La Liberté. Paga e parë shumë shpesh shkon për blerjen e një makine me qira apo një mrekulli teknologjike që gjeneron borxhe të mëdha te të rinjtë. Ata gjenden shumë shpejt në një situatë me borxhe deri në fyt. Do të ishte e arsyeshme që këto institute kreditore të paguajnë pjesërisht dëmet.
“Një pjesë e të ardhurave të kazinos ndahen për programet për zbulimin e kumarxhinjve patologjikë. Pse nuk do të bënim të njëjtën gjë për kompanitë që japin kredi për konsumatorët”. Duke pasur parasysh pasojat dramatike të borxhit të tepruar të shkaktuar nga kreditë e vogla, këshilltari nacional, Hugh Hiltpold, Gjenevë (PLR) , konsideron që do të ishte etike të përgjegjësohen huadhënësit.
Komisioni për ekonomi dhe taksa i Këshillit Nacional pajtohet në parim. Ai ka vendosur dje me 12 vota, kundër 11, si dhe një abstenim për të ecur në këtë drejtim pas iniciativës parlamantare, e cila propozon t’iu kushtohet një pjesë e të ardhurave e këtyre instituteve kreditore për të financuar programet kombëtare për parandalimin e borxhit të të rinjve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









