Lajme
Të “fortit” anashkalojnë edhe ligjin
Andrew Sparkes tha se në Kosovë nëse je i “fortë”, ke pasuri, apo ke lidhje të forta, mund të anashkalosh edhe ligjin
Në Kosovë nëse je i fuqishëm politikisht dhe nëse ke para, mund ta anashkalosh edhe ligjit. Kështu deklaroi zëvendësshefi i misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), britaniku Andrew Sparkes. Ai tha se Kosova në një afat shumë të shkurtë për të treguar vendosmëri në luftën kundër krimi të organizuar dhe korrupsionin.
Këto komente Sparkes i ka bërë gjatë një ligjërate në Prishtinë, me temë “Ndikimi i EULEX-it në përafrimin e Kosovës në BE-në”.
“Është shumë me rëndësi që të ketë një sistem gjyqësor, i cili do të funksionojë pa ndonjë frikë apo pengesë të çfarëdoshme, sepse në Kosovë po ndodh që “të fortit” të anashkalojnë ligjin”, tha Sparkes, sipas të cilit, kjo mund të jetë edhe pjesë e kulturës funksionale.
“Nëse je i fortë, apo nëse ke pasuri, apo ke lidhje të forta, mund të anashkalosh edhe ligjin. Dhe në fakt ky është një problem në sistemin gjyqësor të Kosovës”, u shpreh Sparkes, duke kërkuar nga Qeveria që ta krijojë një strategji të re antikorrupsion, ndërsa nga gjykatat një definim të qartë rreth asaj se çka është korrupsioni.
“Ekziston nevoja që ligji kosovar të jetë më i qartë mbi atë se çfarë është korrupsioni. Është tepër e komplikuar për gjykatë-sit dhe avokatët të gjejnë mënyra për t’i dënuar njerëzit për korrupsion. Pra, struktura legjislative duhet të rishikohet”, tha zëvendësshefi i EULEX-it.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












