Lajme
Të bërit shtet…
Duhet të dëshmojmë bindshëm se kemi aftësi për ta menaxhuar suksesshëm shtetin, si parakusht për ta shtuar peshën tonë politike; Bërja politikë përjashton tone të shkujdesura dhe kjo është çështje esence.
Nga çdo anë që ta shikosh punën, atmosfera që e rrethon realitetin tonë politik, me gjithë frymën optimiste, është e rëndë. Të shpjeguarit e kompleksitetit të këtij realiteti me thellësinë e duhur dhe me objektivitetin e nevojshëm është çështje që kërkon analiza të shumanshme dhe të themelta dhe në një shkrim të natyrës së këtillë kjo është e paarritshme.
Është më se objektive pritja që skenën tonë politike edhe më tutje ta përcjellin defekte dhe anomali të shumta, siç janë mungesa e efikasitetit, e cilësisë dhe e zhdërvjelltësisë së proceseve tona politike dhe, gjithashtu, mungesa e sensit, e gjykimit të duhur politik dhe papërgjegjshmëria e bartësve që përbëjnë klasën tonë politike aktualisht. Këtu duhen parë rrënjët dhe shkaqet e një bërthame të paqëndrueshme të marrëdhënieve ndërmjet subjekteve aktuale politike në Kosovë.
Pamjaftueshmëria e “vetëmjaftueshmërisë” sonë
Qenësia e një shteti janë institucionet e tij. Të pamësuar me mjeshtërinë e shtetit, ngase ishim të privuar ta ndërtojmë prej shekujsh, në fushatat zgjedhore të organizuara nga institucionet tona më shumë u rrahën pykat rreth paprekshmërisë së të drejtës për ndërtim institucionesh, sesa rreth fuqizimit, funksionalizimit dhe efikasitetit të prekshëm e të dukshëm të proceseve reale politike, derisa, nga etja e tepruar dhe, pse jo, e pakontrolluar shtetformuese, hodhëm hije në aftësitë tona për ta mbajtur dhe për ta drejtuar politikisht shtetin.
Nga zgjedhjet megjithëse dolëm më të pjekur politikisht, jeta politike pozitë-opozitë nuk po dëshmohet cilësorisht efikase, e cila, me gjithë papërvojën tonë, ngase duhet t’ia dalim, do t’ia dalim! Këtë e imponon pesha e çështjes shtetërore që ndodhet para nesh. Momentet më vendimtare të saj, që kërkojnë përgjegjshmëri, tërë mençurinë dhe pjekurinë tonë politike. Kjo barrë, me pak vetëdijesim, është e përballueshme për klasën tonë politike. Andaj, jo qasje individualiste partiake, por konstruktivitet qasjesh, si nga pozita, e veçanërisht nga opozita. Një opozitë e përgjegjshme, me pjekurinë e sjelljes dhe me dëshmim të nivelit pragmatist e konstruktiv, me një mendësi moderne politike, pa dyshim do t’ia shtonte vlerën vetvetes dhe qenies sonë politike në përgjithësi.
* Opinionet e shprehura në këtë kolumnë janë të autorit dhe nuk reflektojnë domosdo mendimet e redaksisë
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve











