Bota
Sondazhi: Harris dhe Trump, me përkrahje të njëjtë deri më tani
Një sondazh i ri tregon se as Kamala Harrisi dhe as Donald Trumpi nuk kanë një epërsi vendimtare kur vjen fjala te qëndrimi i zgjedhësve lidhur me ekonominë, që konsiderohet deri vonë në fakt, pika e fortë e ish-presidentit republikan.
Anketimi i realizuar nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe qendra për Hulumtim të Çështjeve Publike ‘NORC’ 40 për qind e votuesve mendojnë se ish-Presidenti Trump do t’i trajtonte më mirë sfidat ekonomike, dhe po kaq për qind e të intervistuarve, 40%, pretendon të njëjtën gjë për zëvendëspresidenten Harris, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Shifra të tilla po përshkruhen si një sinjal paralajmërues për Trump, i cili është përpjekur ta lidhë Harrisin me gjendjen e ekonomisë gjatë drejtimit të Presidentit Joe Biden. Ekonomia ka qenë prej kohësh një pikë e dobët për Biden: Një sondazh i agjencisë Associted Press dhe qendrës NORC i kryer në fund të qershorit, përpara debatit Biden-Trump, dilte në përfundimin se rreth 60 pëpr qind amerikanë nuk binin dakord me mënyrën se si ai kishte drejtuar ekonominë. Më herët gjatë këtij viti, amerikanët kishin më shumë të ngjarë të thoshin se presidenca e Trumpit e ndihmoi vendin sa i përket kostos së jetesës dhe krijimit të vendeve të punës, krahasuar me administratën e Presidentit Biden.
Pasojat e rritjes së inflacionit në vitin 2022 në nivelin më të lartë të katër dekadave të fundit kanë zënë një vend të rëndësishëm në garën presidenciale të këtij viti. Konsumatorët janë të zemëruar për shkak të faturave të çmimeve të larta të ushqimeve, ndërsa normat e larta të interesit po shtrëngojnë financiarisht ata që kanë blerë shtëpi apo automjete. Këto duket se kanë pasur më shumë rëndësi për opinionin publik se sa shkalla e ulët e papunësisë prej 4.2 për qind dhe fitimet në tregun e letrave me vlerë.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














