Lajme
S’ka shqiptar të vrarë në Bruksel
Megjithatë, sipas njoftimeve, dy ambasadat në Bruksel, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë janë në kontakt me autoritetet belge për çdo risi. Në Ballkan shtohen masat e sigurisë
Autoritetet e Shqipërisë dhe ato të Kosovës kanë njoftuar se nga sulmet terroriste në Bruksel, që lanë dhjetëra të vdekur dhe shumë të lënduar, nuk ka asnjë qytetarë shqiptar. Megjithatë, sipas njoftimeve, dy ambasadat në Bruksel, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë janë në kontakt me autoritetet belge për çdo risi.
Pas sulmeve të njëpasnjëshme në Bruksel, Ambasada e Republikës së Kosovës në këtë vend menjëherë ka vendosur kontaktet me autoritet belge për të marrë informacione më të hollësishme rreth kësaj ngjarje. Nga viktimat e identifikuara deri më tani, sipas informacioneve zyrtare, nuk është asnjë shtetas i Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës.
Për informacione shtesë për qytetarët e Kosovës që kanë familjarë në Belgjikë, Ambasada e Kosovës në Bruksel ka vënë në dispozicion numrin e mëposhtëm emergjent: Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel: +32 460 957 163
Edhe Ambasada shqiptare në Bruksel bën të ditur se nga të dhënat e para nuk ka pasur shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet terroriste në Bruksel. Ministria e Jashtme shqiptare shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë belge në këto momente të vështira. “Shqipëria qëndron krah autoriteteve belge në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Ambasada në Bruksel qëndron në gatishmëri për situatën e krijuar, ndërsa shtetasit shqiptarë, sipas njoftimit, mund të kontaktojnë në numrin ++32 (0) 488950217.
Në anën tjetër, autoritete e sigurisë në Kosovës dhe Shqipëria i kanë shtuar masat e kontrollit, ndërsa më të theksuarat janë në aeroporte.
Policia e Shtetit Shqiptar, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe pasagjereve për shtimin e kontrolleve në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”. Autoritetet ushtrojnë kontroll të rreptë te bagazheve, me aparatura dhe qen anti-eksploziv. Në ambientet e brendshme janë shtuar patrullimet e forcave të rendit. Gjithashtu pranë aeroportit janë vendosur forcat e posaçme te FNSH, për të shmangur çdo incident dhe garantuar siguri për qytetarët.
Ndryshe, katër shpërthime kanë tronditur Brukselin në orët e para të mëngjesit të së martës, dy prej të cilëve në aeroportin Zaventem, ndërsa dy të tjerët në dy stacione metroje në zemër të kryeqytetit belg. Burime zyrtare flasin për të paktën 34 viktima, 14 prej të cilëve kanë humbur jetën në aeroport dhe 20 në stacionet e metrove. Gjithashtu, flitet për rreth 130 të plagosur.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











