Lajme
S’ka punësim sezonal për kosovarët
Deri më tani, Kosova ka të realizuar vetëm një marrëveshje për punësim sezonal me shtetin e Gjermanisë, e cila është arritur në vitin 2004
Punësimi sezonal i kosovare në vendet e Bashkimit Evropian mbetet vetëm një dëshirë e parealizuar institucionale dhe qytetare. Kjo, sepse Prishtina zyrtare nuk kanë arritur të nënshkruajnë asnjë marrëveshje të re me ndonjë nga shtetet e BE-së për punësim sezonal të qytetarëve të Kosovës.
Arritja e marrëveshjeve te reja për punësim sezonal, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, po has në vështirësi të mëdha. Njëra nga arsyet, siç thotë zëdhënësi i Ministrisë së Punës, Behxhet Gaxhiqi, është kriza ekonomike në eurozonë.
“Kosova nuk është ende nënshkruese e marrëveshjes për stabilizim asociim, po ashtu edhe kriza ekonomike globale ka bërë që të mos mund të arrihet ndonjë marrëveshje e re”, thekson Gaxhiqi, raporton REL. Shumë vende të BE-së, siç tha ai, kanë probleme të mëdha me ngritje të papunësisë në vendet e tyre.
Në anën tjetër, njohës të çështjeve ekonomike kërkojnë më shumë angazhim institucional për arritjen e marrëveshjeve për punësim sezonal.
Profesori i ekonomisë, Isa Tahiri, thotë se punësimi sezonal do të lehtësonte në një mënyrë jetesën e atyre që mund të punojnë për një kohë në një nga shtete e BE-së.
“Studentët të cilët shkojnë dhe punojnë për një kohë në ndonjë shtet, mund të lehtësojë jetesën e tyre, por pa ndonjë marrëveshje të mirë dhe më numër më të madh të të punësuarve nuk mund të arrihet zbutja e papunësisë në Kosovë”, thotë Tahiri.
Deri më tani, Kosova ka të realizuar vetëm një marrëveshje për punësim sezonal me shtetin e Gjermanisë, e cila është arritur në vitin 2004.
Marrëveshja me shtetin e Gjermanisë e cila mundëson punësim sezonal për studentët kosovarë, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Behxhet Gaxhiqi, do të realizohet edhe në këtë vit.
Në vitin që lëmë pas, numri i studentëve që iu kishte mundësuar ky lloj punësimi në shtetin gjerman ka qenë 180 studentë. Këta studentë kishin punuar në sektorin e bujqësisë, në gastronomi, hoteleri dhe prodhimtari.
Gaxhqi tregon se tani e kanë të gatshme edhe listën e profileve te profesioneve që që ka Kosova.
“Realisht në listë ka profile të ndryshme. Ka teknikë medicinal. Por, në momentin kur do të mund të arrihet diçka konkrete në do t’i specifikojmë të gjitha kuadrot që mund ti ofrojmë”, shprehet ai.
Ndryshe sipas statistikave zyrtare, 508.100 banorë janë të aftë për punë, ndërsa 44.9 për qind e tyre janë të papunë. Kosova ka 227.646 banorë të papunë, përderisa të punësuar konsiderohen 280.454 persona.
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












