Lajme
S’ka gjatë verës pasaporta biometrike
Gjatë kësaj vere nuk do të jepen pasaporta biometrike për qytetarët e Kosovës.
Edhe pse pati paralajmërime se një gjë e tillë do të ndodhë në fillim të korrikut, megjithatë, sipas drejtuesve të Ministrsë së Punëve të Brendshme (MPB), Ministri Bajram Rexhepi ka thënë se deri në tetor të këtij viti do të prodhohen pasaportat biometrike, si një nga parakushtet për liberalizim të vizave. “Nëse gjithçka shkon sipas dinamikës së paraparë, në tetor do të nxirren pasaportat biometrike”, tha ministri Rexhepi.
Por, askush nga subjektet politike të taborit opozitar nuk beson se ministri i Punëve të Brendshme do të mund të arrijë që deri në tetor të këtij viti t’i lëshojë pasaportat e para biometrike.
Ismet Beqiri, shef i Grupit Parlamentar LDK-së, është shprehur skeptik nëse deklaratat e ministrit Rexhepi do të jetësohen në vjeshtën e këtij viti. “Jam skeptik se kjo qeveri do të arrijë t’i lëshojë pasaportat, duke marrë parasysh premtimet e deritashme, të cilat nuk i ka realizuar. Kjo qeveri është një qeveri e lodhur në këtë drejtim dhe do të ketë ngecje”, ka thënë Beqiri.
Ngjashëm është shprehur edhe nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, i cili ka theksuar se do të ishte më mirë që ministrat e kabinetit qeveritar të punojnë në drejtim të lëshimit të pasaportave biometrike, sepse premtimi i datave shpesh po i sjell qeveritarët të jenë në kundërshtim me vetveten. “Më mirë do të ishte të punonin dhe mos të merren me parashikime. Është mirë që ministrat të jenë të kujdesshëm në deklarimet e tyre, sepse po e dëmtojnë vetveten më pastaj”, ka thënë Isufi.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











